Qindra izraelitë kanë kundërshtuar thirrjen e kryeministrit Naftali Bennett që të gjithë njerëzit të vaksinohen kundër koronavirusit.
Protesta e refuzuesve të vaksinave është organizuar të shtunën në mbrëmje ndaj ftesës së kryeministrit që të pavaksinuarit të marrin dozat e vaksinave.
Madje, sipas tij, ata që nuk vaksinohen nuk do të mund të marrin pjesë në tubime publike.
Kërkesa e kryeministrit izraelit është bërë në kohën ka një ngritje të madhe të rasteve të reja.
Shumica e këtyre rasteve janë me variantin delta. Sipas autoriteteve izraelite varianti është përhapur edhe në mesin e të vaksinuarve.