Të nderuar demokratë, anëtarë të Kuvendit Kombëtar tëPartisë Demokratike!
I nderuar z.Basha
Ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar që në KuvendinKombëtar të PDSH vij si përfaqësues politik i Qarkut Kukës, përfaqësues i banorëve fisnikë të Kukësit, Hasit e Tropojës.
I privilegjuar dhe krenar sepse këto treva që une përfaqësoj, në çdo fushatë elektorale kanë dhënë mbështetje maksimale, kanë besuar pa lëkundje fuqishëm tek Partia Demokratike.
Kjo ka ndodhur sepse kuksianët, hasjanët e tropojanët janëpopull me ndërgjegje të lartë politike e kombëtare, janë popullqë e dinë dhe nuk e harrojnë ndëshkimin, poshtrimin e diskriminimin konstant që u ka bërë diktatura komuniste gjysmëshekulli, ndaj ata nuk i lëvizën kontratës morale që kanë me Partinë Demokratike edhe përkundër presioneve flagrante e tëulta të qeverisë ne zgjedhjet e 25 prillit ata votuan me mbi 63 % Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim me mbi 11000 vota me shumë se rilindja, duke shënuar nje rezultat rekordpolitik në këto 30 vite pluralizem dhe demokraci.
Nga kjo foltore e këtij kuvendi demokratësh, falenderoj pa masë dhe përulem me nderim të thellë para çdo banori të QarkutKukës.
Kjo fushate politike ne Shqiperi ishte e pazakontë dhe e pandershme, nje situatë e paprecedentë për PD pa asnjë pushtet, me një parlament treçerek benjaminësh, përballë një qeverieuzurpatorësh, me një pushtet lokal dhe qendror të prodhuar dhekontrolluar nga krimi, me nje sistem drejtësie të kapur , me ligjzgjedhor të njëanshëm, ku e drejta dhe liria e fjalës mohohej, kufatkeqesitë natyrore nuk menaxhoheshin por përdoreshin për tëjoshur interesa ekonomike dhe politike dhe ku me fonde publikeu blenë vota qytetarësh në nëvojë.
Qëndron një realitet i kundërt nga propaganda e qeverisë nëqarkun tone me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë, me numrin me të lartë të papunësisë, me mungesën e prespektivëspër të rinjtë, duke lënë vetem një shteg të hapur: emigrimin dhemigrimin.
Në nivel lokal maskarada zgjedhore e qeverisë si kudo nukpërjashtoi as qarkun Kukës ku kryesisht ndikuan :
– Punësimet për efekte elektorale gjatë fushatës nga partianë pushtet u shtuan ndjeshëm në te gjithe sektoret, energjitikës, ujësjellësit, administratën bashkiake, inspektoriatet rajonale, etj. U intensifikua presioni dhe kërcënimi ndaj administratëspublike, në kundërshtim me kodin elektoral duke larguarpunonjës nga puna gjatë fushatës elektorale. Blerja e votës nëforma të ndryshme (me para, me vende pune, me leje ndërtimidhe legalizime ndërtimesh pa leje, me tenderime të fondevepublike për investime,duke shkelur kodin elektoral, U perdorenzyrat shteterore per fushate si dhe administrata ne orar te punespër propagandë elektorale.
Falë një pune serioze të strukturave të partisë, përgjegjshmërisë, pjekurisë dhe qartësisë politike të antarësisë, bashkërendimit tëgjithe faktorëve në nivel seksioni dhe deri në nivel dege, mobilizimi dhe organizimi i gjithë kapaciteteve që ngathemeluesit e PD-së, kandidatëve deputete, grave e vajzave dhederi tek anetarët më të rinj të partisë, bënë të mundur arritjen e fitores ne qarkun tone .
Partia Demokratike përballë propogandës mediatike tëshfrenuar të qeverisë për gjoja arritje në mirëqenie, punësim, arsim, shëndetësi etj.. hartoi një program të qartë qeverisës në tëgjitha fushat, duke vënë në qendër të saj mirëqenien, arsimimin, shëndetin e qytetarit, familjen, liritë dhe të drejtat e njeriut, lehtësimin e barrës fiskale të biznesit, hapjen e prespektivës përrininë, integrimin ne BE.
Masakra zgjedhore nuk dëmtoi vetem PD-në, por demtoite gjithe qytetarët. Bashkë me zgjedhjet rilindasit vodhënshpresën për një të ardhme më të mirë. Ne nuk do ta lejojmë, ne do të luftojmë me gjithë forcat tona, bashkë me shumicën e shqiptarëve, për të kthyer demokracinë dhe legjitimitetin nëShqipëri.
Ky kuvend i PD pohon atë që po ndodh në jetën tonë, pohon ngritjen e forcimin e PD për t’u përballë me regjimin e shtetit njëpartiak që është instaluar nga rilindja.
Shqipëria ka rënë aq poshtë sa duket e pabesueshme. Korrupsioni, shtet i kapur që punon për grupe e klane, shtet irefuzuar nga Europa e partnerët seriozë. Më shumë se kurrë sot vendi e thërret PD që të kryejë e të përfundojë misionin që e nisi tri dekada më parë, ta bënte Shqipërinë si Europa, mision që iandërprenë me armë, dhunë, drogë.
Si dhe herë të tjera, Partisë Demokratike i bie barra tëkthejë dinjitetin e shtetit, dinjitetin e vendit, dinjitetin e zgjedhjeve të lira, dinjitetin e shqiptarëve.
I bie barra të punojë e fitojë mbështetjen qytetare për tezbatuar projektin e ndertimit te shtetit te vogël funksional, për tësiguruar mbrojtjen e të drejtäve të njëriut, për fuqizimin e sipërmarrjes së lirë, me këto vlera, me energji të reja, me njerëz të rinj, do të sjellë përsëri ndryshimin, do t’ua kthejëShqipërinë shqiptarëve.
Unë besoj !
Ju ftoj të gjithëve miq, të besojmë dhe të bëjmë detyrën qëna kërkohet, të bëjmë një shtet që ta besojnë qytetarët dhe miqtëe Shqipërisë.
Të bashkuar do ja dalim!
Faleminderit!
Tiranë, 17 korrik 2021