-Prononcime e veprime vetëm nga 6 politikanë shqiptarë: VjosaOsmani, Ilir Meta, Albin Kurti, Donika Gervalla, Arben Vitia, Armend Mehaj-
Nga Ramiz LUSHAJ
1.
Tragjedia e helmimit i ka prekur rreth 1.600 qytetarë/pacientë në Deçan, por mendojeni sikur në Manastirin e Deçanit të ishin helmuar kësaj here e kësisoj 6 priftërinj sllavë tëtij.
Do të alarmoheshin e hidheshin në aktivitet të 6 kontinentetjetësorë të botës (ndoshte dhe duke akuzuar shqiptarët trojenikdeçanas) për t’i shëruar menjëherë në klinika të huaja priftërinjtëserbë.
Po, çuditërsiht, ende nuk po shohim ndonjë reagim zyrtarpublik as nga UNMIK, as nga EULEX në Kosovë apo ndonjëseli tjetër diplomatike në Prishtinë. Po as nga 73 vjeçarjaOrganizatë Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nga kryetari i sajetipionian, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
2.
Kësaj here, ndryshe nga herët e raste të tjera, nuk kanë qënëbashkë, të njëzëshëm e të njëkohshëm në këtë tragjedishëndetësore, përndryshe: këtë situatë tragjedike shëndetësore, as politikanët shqiptarë të ndarë padrejtësisht në 6 shtetet e stmeballkanike
Pra, ndodhi helmimi masiv në popullin e Deçanit, ndërshqiptarët e Deçanit, dhe po merren me prononcime e veprimevetëm 6 politikanë shqiptarë: Vjosa Osmane– Presidente e Kosovës, Ilir Meta- President i Shqipërisë, Albin Kurti– kryemnistër i Kosovës, deçanasja Donika Gervalla– Ministre e Jashtme dhe e Diasporës, Arben Vitia– Ministër i Shëndetësisë, Armend Mehaj– Ministër i Mbrojtjes i Kosovës.
Ndërkohë që politikanët e lartë të shteteve e viseveshqiptare në Rajonin Ballkanik Shqiptar, ndonjani prej tyne me pasë një event të madh për mirë apo një fatkeqësi të randëfamiljare, i vërshojnë mesazhet prej të gjithëve, prej gjithkahit.
3.
Politikanë të lartë të shteteve e viseve shqiptare: Mos e linivetëm Deçanin, mos i lini vetëm rreth 1.600 qytetarët/pacientë tëhelmuar, pasi iu duhet qëndruar pranë të sëmurëve me ditënatë, me ndihmë mjekësore, me subvencione të ilaçeve, me gjetje tëshkakut apo shkaqeve të helmimit, me zgjidhjen e problematikave të krijuara dhe me ndëshkim të atyne që e krijuan këtë situatë të rëndë në Deçan.
Duhet solidaritet shqiptar mbarëkombëtar, edhe me ndihmamjekësore e humanitare, edhe me zgjidhje të shpejtë të situatës emergjente në Deçan.
Tiranë, 14 korrik 2021
–Prononcime e veprime vetëm nga 6 politikanë shqiptarë: Vjosa Osmani, Ilir Meta, Albin Kurti, Donika Gervalla, ArbenVitia, Armend Mehaj–