Figura personale e autorit të librit, “Aedët e Shekullit XX”, tanimë është e njohur, jo vetëm për opinion kosovarë, por për të gjitha trojet shqiptare, si personalitet i skenës e teatrit , si letrarë në disa zhanre;atë të poezisë, komedisë, dramës, publicistikës etj. Mbi të gjitha, është një krijues universal në aktivitetet e jetës kulturore brenda e jashtë vendit, nga qyteti i Klinës (ku jeton) e gjithandej Kosovës e Shqipërisë. I profilizuar në shumë aktivitete kulturore, mjafton të cekim aktivitetin e tij kulturo-letrar dhe etnografik me shumë rëndësi e peshë kombëtare, ”Dita e Plisit“, që vazhdon që nga viti 2014 e deri me sot. Ky manifestim mbarëkombëtarë, ka bërë jehonë dhe është vlerësuarlartë nga shumë pena të njohura të trojeve tona. Për gjitha këto, artisti, krijuesi e poeti, Ismet Krasniqi-Lalaështë shpërblyer me shumë mirënjohje nga të gjitha nivelet e jetës kulturore, nga komuna e deri tek ato më të larta të Kosovës.
Libri, “Aedët e Shekullit XX“ i autorit Ismet Krasniqi-Lala, bënë fjalë për dy rapsodë të kombit, të njohur jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet tona. Figurat madhore të rapsodisë sonë kombëtare, Sali e FerizKrasniqi, përbëjnë ajkën e gjithë folkloristikës sonë të shekullit të kaluar, të cilët, me zërin e tyre, melosin, pasurinë e pashtershme të këngëve epike e lirike, me bukurinë e veshjes autoktone etnografike, humorist odash, dijetarë të anekdotave, e shumë gjëra të tjera, me të cilat vulosen kohën e tyre, hynë në historiografinë e folklorit tonë kombëtar, si pasuri brezash, thesar që meriton studim.
Autori ka bërë edhe punë të tjera para këtij libri. Ka filmuar emisione të gjata televizive, duke transmetuar kohë të gjatë para shikuesve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri këtë pasuri të pashtershme të popullit tonë. Kur lexuesi ndalet mes faqeve të librit dhe mediton për autorin, fuqinë e penës së tij krijuese, nxjerr koludiminpersonal, se Ismet Krasniqi-Lala, posedon një kulturë të gjerë
Ismet Krasniqi-Lala
njohurish universale, edhe nga lëmi historik dhe lëmi të tjera shkencore, si intelektual i kompletuar i kohës sonë. Arsyeja e këtij mendimi vjen padashur, sepse, mirë e di autori i librit, se ne si popull, nëpër breza jemi rritur me folklorin, me këngën e cila na ka trimëruar në lufta, na ka gëzuar në fitore, me epin historik e thurje baladash, ashtu siç ishte vet jeta e këtij populli ndër shekuj. Njëherësh, këtij mendimi i përforcohet ideja se odat kanë qenë universitetet tona, aty është trajtuar jeta me të gjitha ndodhitë e saja. Pra, kënga nëpër oda ka qenë gjithmonë kushtrim për lirinë e atdheut.
Nisur nga ky kuptim, z. Krasniqi, ka bërë punën e tij më të duhur intelektuale, duke na i begatur bibliotekat, shtëpitë televizive, arkivat e ndryshëm me gjithë veprimtarinë e rapsodëve të kombit, Sali e FerizKrasniqi, të cilët, që nga moshë e re, gjithmonë i kënduan heronjve të kohës, veprimtarëve të dalluar për çështjen kombëtare, regjimeve antipopullore, edhe pse, nën dioptrinë e ashpër të regjimit jugosllav. Salihi e Ferizi mbesin ikonat e folklorit e melosit tonë popullorndër breza. Ata kënduan me një zë, me një zemër, kishin një frymë dhe një shikim, ishin dhe mbetën arkiv i ngjarjeve të kohës dhe rrethanave që kalonte populli i Kosovës.
Librin “Aedët Shqiptarë të shekullit XX”, i autorit, Ismet Krasniqi-Lala, e bënë akoma më atraktiv, më të lexuar e komplet nga se autori, i ka intervistuar dyzeteshtatë personalitete të fushave të ndryshme, si studiues folklori autoritativ, muzikologë, etnologë, rapsodë të kohës e bashkëveprimtarë të protagonistëve,të cilët kanë dhënë mendimet e tyre profesionale,bindëse edhe në aspektin shkencor, duke i veçuar me thënie të larta e epitete të ndryshme, ku figura e Salihite Ferizit mbesin të skalitura si obelisk në memorien tonë njerëzore, shkencore e kombëtare.
Këto dy figura madhore të folklorit tonë, nuk madhështohen vetëm për këngën e melosin, por për universalitet në të prezantuarit në arenën konkurruese në ish Jugosllavi, por edhe në Evropë, ku pamja e tyre, bukuria, veshja, stili, eleganca, fonia, veglat dhe loja me to, kërcimi i hatashëm odave sallave të ndryshme,kanë prezantuar artin unik, kulturën e traditën tonë kombëtare, kudo që kanë asistuar në gara të ndryshme. Për këto veprime, gjithmonë në festivale të ndryshme kanë zënë vende të para, si në qytetin Langonlen të Anglisë në vitin 1966.
Do ishte mirë dhe me interes të nivelit kombëtar, sikur të shkruhej më shumë për rapsodët e nivelit të Sali e Feriz Krasniqi, të cilët kombit i lanë thesar të pakontestueshëm në këtë lëmi e fusha të tjera të trashëgimisë sonë. Të tillë ka pasur edhe në trevat tjera të Kosovës, si në Rekë të Mirë, (Dukagjin), Rekë e Keqe, Has e vende të tjera. Me shkrime për rapsodët e vlerave të Sali e Feriz Krasniqit, mendoj se do të kompletohej mozaiku i kulturës sonë folkloristike dhe traditave që po “ikin” çdo ditë nga kujtesa dhe kultura jonë. Ia kemi borxh gjeneratave që t’ua lëmë në trashëgim historinë me dëshmi…
Marrë si tërësi, vepra “Aedët Shqiptarë të Shekullit XX” e Ismet Krasniqi-Lala, lirisht mund të themi se është dokument i mirëfilltë historik e shkencor, i kompletuar si është më si miri e i cili mund t’u shërbejë brezave për studime të historisë së folklorit, adeteve, traditave tona nëpër kohë.
Jam i vetëdijshëm se për një vepër me kaq vlera të larta, duhet shkruar më shumë.
Qëllimi mbetët tek vlerësimi edhe i lexuesve në tërësi.