Takimi i Gjakovës, 2021”, organizuar ngaGazeta e Alpeve” (gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike),ShoqataDrini, Gjakovë-Shkodërdhe Komuna e Gjakovës, në bashkrendim me komuna e bashki dhe shoqata në Rrafshin e Dukagjinit e përgjatë brigjeve të Drinit, i mbajtur në Pallatin e KulturësAsim Vokshi” (salla e koncerteve), me 24 qershor 2021, në prani të rreth 300 pjesmarrësve nga Kosova e Shqipëria, Mali i Zi e Lugina e Preshevës, Sanxhaku, Maqedonia e Veriut, Mërgata Shqiptare në Europë e Amerikë, e  nderoi humanistin e veprimtarin e njohur Ram GECI në Tiranë, me Çmimin e MadhDardania.

Në vitet e fundit, me Çmimin e MadhDardaniajanë nderuar Genc Nimanbegu në Ulqin, deputet iLista Shqiptarenë Kuvendin e Malit të Zi, ish Nënkryetar i Kuvendit të Malit tëZi në tre legjislatura, ish kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi (“Takimi i Plavë-Gucisë, 1 gusht2019); ambasador dr. Islam Laukaish ambasadori i parë Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës (“Takimi i Gjakovës, 26 prill 2019), humanisti e veprimtari Skënder Përpepaj në Londër, ish drejtori i gazetësTropoja” (“Takimi i Tiranës, 4 mars 2019), humanisti e veprimtari Zek Nokshiqi i Plavë-Gucisë, nënkryetari Komunitetit Shqiptar të Teksasit në Amerikë (“Takimi i Plavë-Gucisë, 1 gusht 2019).

Çmimi i MadhDardaniapër humanistin Ram GECI, me motivacionin:Për kontribute atdhetare, kulturore, humanitare; për promovimin e zhvillimin e turizmit shqiptar, për angazhimet promovuese e lartësuese të Gazeta e Alpeve, i ndarë ngaTakimi i Gjakovës, 2021/ “Gazeta e Alpeve”, iu dorëzua,  në foltoren e Takimit, ambasador doktor i shkencave politike Islam LAUKA nga Z. Ragmi MUSTAFI – Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Çmimi i MadhDardania” do t’i dorëzohet humanistit Ram GECI, në mënyrë ceremonial, nëmjedise të Hotel Tirana International & Conference Centre në metropolin Tiranë, në ditët e para të korrikut 2021, nga ambasador Islam LAUKA me Zonjen e Tij, Fatbardha Lauka e miq të tjerë.

Ta gëzoni Çmimin e MadhDardania”, inderuari Ram GECI për kontributet e tuaatdhetare, kulturore e humanitare, për zhvillimin e turizmit shqiptarnë Shqipëri e në Rajonin Ballkanik Shqiptar!