“Dëgjoma zemrën Budapest!, një libër i vogël xhepi, i shkrimtarit Viron Kona me vlera për lexuesin, qëpërcjellë mesazhin e fortë se njeriu me vullnet dhe me besim ia arrin të gjej forca për të përballuar situata nga më të vështirat në jetë, duke triumfuar mbi to.
Pas një periudhë të gjatë mundimesh e vuajtjesh shëndetësore në një nga klinikat e vendit tonë, personazhi kryesorë i librit, që njëherazi është dhe autori i tij, më në fund i hapet drita jeshile për t`u kuruar në një klinikë shëndetësore të specializuar të Hungarisë. Ishte viti 1987. Nga njëra faqe e librit nëtjetrën personazhi kryesor shfaqet optimistë dhe me besim te shkenca mjekësore. Me ndihmën e mjekëve tëtalentuar hungarezë, ai ia del ta mposhtë sëmundjen e rëndë dhe ta rifilloj jetën normalisht.
Situatat që paraqiten në libër, të shkruara thjeshtë, me ndjenjë e emocion, shfaqin jetën e një spitali publik, ku mjekë dhe të sëmurë bëhen miq nga më të mirët me pacientin nga Shqipëria.
I gjendur në një mjedis krejtësisht të huaj, por mes njëpopulli human e mikpritës, edhe pse gjuhën e tyre nuk e njihte, ai arrinte të kuptohej dhe të merrej veshpërbukuri me bashkëvuajtësit hungarez të shtruar nëatë spital. Libri na prezanton me tipa dhe karaktere njerëzorë, të cilët autori, si mjeshtër i rrëfimit dhe i detajit, i sjellë përpara lexuesit plot jetë dhe gjallëri, tëportretizuar me finesë dhe bukuri e, mbi të gjitha me botë të madhe shpirtërore.
Lexuesi emocionohet dhe përfshihet nga ndjenja respekti ndaj atyre njerëzve që, edhe pse nuk e njihnintë sëmurin nga Shqipëria, të gjithë, edhe vetë ata qëishin të sëmurë si ai, por edhe vizitorët që kishin tështruar të afërm të tyre në këtë spital, i vinin pranë dhe bashkëbisedonin ngrohtë si me njeriun e tyre. I dhuronin lule, revista, ëmbëlsira, kartolina, libra dheushqime të gatuara posaçërisht për të. Mirësia buronte nga e tërë qenia e tyre, nga fjalët përshëndetëse, nga përqafimet e ngrohta, nga fjalët kurajoze që i jepnin, nga ndihma që i ofronin dhe deri te gjestet miqësore që i shfaqnin.
Ai që ka patur fatin ta lexoj këtë libër, të shkruar me një frymë me plot 80 faqe, jo vetëm që s`e ka shkëputur dot nga dora, por kur e ka mbaruar sëlexuari, është nxitur t`ia nis përsëri nga fillimi apo tërilexojë pjesë që e kanë tërhequr më shumë, që i kanëmbetur në mendje. Para lexuesit shfaqen njëri pas tjetrit emra mjekësh: Istvan, Peter, Vladislav, Flautner;emra infermieresh: Marta, Danja, Viktoria, Matilda;emra pacientësh: Tuzhon, Janosh, Jozef, Xhorxh, Levende, Abraham, Gabor, Lazlo, Peter, Andrea,Ishtvan, Ference, Den, Jozhka… Të gjithë ata, në penën e Viron Konës, shfaqen tipa dhe karaktere të veçantë,secili me botën e tij shpirtërore, të pasur me fisnikëri dhe plotë detaje, të përshkruar bukur, e mbi të gjitha tek sjellja dhe qëndrimi i tyre shquan perëndesha e humanizmit, e mirësisë dhe bukurisë shpirtërore…Nëlibër ëshët mbresëlënëse çdo pjesë, çdo paragaf, asgjënuk është tepër, të duket sikur po të heqësh diçka do t`acënosh, do ta gjymtosh librin. Po aq bukur dhe me masë përshkruhen lidhjet mes dy popujve tanë, shqiptar dhe hungarez, lidhje të vjetra dhe të thella miqësie,lidhje të provuara në ditë dhe kohë të vështira… E,teksa autori impresionohet nga bukuria e sjelljes së tyrethellësisht humane, i bëhet sikur dëgjon tingujt e njëvariacioni në piano të Listit, i cili ia arrin të hyjëbrenda shpirtit të tij me lirshmërinë e fluturimit tëgishtave mbi tastierë. Atij i bëhet se ata tinguj tëmagjishëm, të hungarezit gjenial, nxisin në shpirtin e tij besim dhe shpresa të reja për jetën…
Fjalë dhe rrëfime të mençura për jetën, rrëfime dhe përshkrime magjike, vargje nga më të bukurit tëPetëfit, Adyt, Emineskut, Bajronit… të harmonizuar me gjendjen shpirtërore të personazhit kryesor, duke krijuar artistikisht një mozaik tërheqës, magjeps, qës`të hiqet nga mendja dhe nga përfytyrimi…
Shumë herë në bisedat tona për fushën e krijimtarisëVironi më kish folur për këtë vepër që kishte botuar nëvitin 2001. Më kishte thënë se redaktor është Harallamb Fandi, recensent Muharrem Dardha, botim i shtëpisë botuese “Fan Noli”. Por, nuk kishte kopje,madje po e kërkonte një kopje në librat e shtrirë në trotuare dhe sheshe të kryeqytetit… Në një nga ditët e korrikut, 2021, kur sistemonte biblotekën e kishtegjetur një kopje, të cilën ma dhuroi.
-Do ta kthej, sapo ta mbarojë,-i thashë.
-Mbaje, lexoje, unë e kam gjithnjë në zemër dhe në mendje atë libër, – më tha ai buzagaz dhe ëndërrimtar.
Kështu është Viron Kona, gjithnjë buzagaz dhe ëndërrimtar.
Më vjen keq që e mbarova librin. S`më erdhi mirë që e mbarova, ndaj iu riktheva, e rilexova, pastaj përsëri pjesë të tij, kudo, në çdo faqe që e hapja…Është forca e artit, është bukuria e vërtetë artistike, kështu mendova,ndaj i dashur lexues, mendova t`i ndaj edhe me ty këto përjetime…Eh, sikur të ishte ca më i gjatë…S`më hiqet nga mendja! Do dëshiroja ta shihja të realizohej për këtë libër një skenar filmi, të ribotohej, do të ishte njëthesar që do tregonte për miqësinë e popullit hungarez,që ekziston që nga koha e Skënderbeut dhe, asnjëherënuk është zbehur…Urime miku im, Viron Kona! Faleminderit …!