Ballina Ravijëzime Profesori i Psikologjisë: Teknologjia nuk na bën budallenj

Profesori i Psikologjisë: Teknologjia nuk na bën budallenj

 

Ekzistojnë dhjetëra teori dhe ide që thonë se zhvillimi i hovshëm i teknologjisë u lë pasoja njerëzve, sidomos në anën psikike. Rrezet ultra vjollcë, rrezatimi, varshmëria e të tjera. Këto i ka mohuar profesori i Universitetit të Cincinatit, Anthony Chemero, i cili thotë se nuk ka provë shkencore që tregon se telefonat e mençur dhe teknologjia digjitale dëmtojnë aftësitë njohëse biologjike. Profesori i Psikologjisë, duke shpjeguar evolucioni e epokës digjitale, thotë se teknologjia “plotësimin mendimin, duke na ndihmuar të shkëlqejmë”.

“Ajo që telefonat e mençur dhe teknologjitë digjitale duke se bëjnë në vend të saj, ështe që i ndryshojnë mënyrat se si ne i angazhojmë aftësitë tona njohëse. Këto ndryshime në të vërtetë janë të dobishme nga pikëpamja njohëse(kognitive)”, ka thënë Chemero.

Sipas tij, telefoni i mençur di rrugën për të stadium, duke mos pasur nevojë “të kërkoni në hartë ose të kërkoni udhëzime, që çlirojmë energjinë e trurit për të menduar diçka tjetër”.

“E njëjta gjë vlen edhe për një mjedis profesional. Ne nuk jemi duke zgjidhur probleme komplekse matematikore me stilolaps dhe letër, ose duke memorizuar numra telefoni në 2021-n”, ka shtuar ai, raporton Phys.

Sipas Chemeros, kompjuterët, tabletët dhe telefonat e mençur funksionojnë si ndihmës, duke shërbyer si mjete të mira për memorizim, llogaritje dhe ruajtje të informacionit.

“Të plotësuar nga teknologjia, në të vërtetë jemi të aftë të kryejmë detyra shumë më komplekse sesa me aftësitë tona të paplotësuara biologjike. Ndërsa, nëse mund të ketë pasoja, të bërit budalla nuk është një prej tyre”.