Ballina Kulturë Takim mbresëlënës me vëllezër shqiptarë që banojnë në Suedi – Shkruan...

Takim mbresëlënës me vëllezër shqiptarë që banojnë në Suedi – Shkruan Bashkim SALIASI

 

 

 

(Viron Kona nderohet me “Penda e Artë  e Migjenit” në Festivalin e 10  të Poezisë, të zhvilluar në qytetin Borås, Suedi)

Fundi i muajit qershor!

Njëi nxehtë afrikan i paparë ka mbrthyersi rrallëherëvendin tonë.

Muaji qershor është muaji i fillimit të sezonit të plazhit, por dhe i pjekjes së frutave, që vendasit dhe turistët e ardhur nga e gjithë bota shijojnë vlerat ushqyese të tyre. Vendi ynë, Shqipëria, perlë në qendër të Evropës është bërë këtë vit si rrallë herë një nga vendet më të vizituara nga turistët e huaj, që vijnë dhe kalojnë pushimet nëkëto ditë të nxehta në vendin tonë, ku shijojnë gatimet tradicionale, ajrin e pastër, ujin e kristaltë, diellin e ngrohtë dhe vendet e bukura turistike. E pikërisht në këto ditë të nxehta vere, më 23 qershor 2021 erdhën në Shqipëri me një detyrë nga Qendra Kulturore Shqiptare   “Migjeni” e qytetit Borås, Suedi, zotërinjtëHamit Gurguri dhe Sokol Demaku.Ndërkaq, një grup shkrimtarësh,publicistësh dhepoetësh i prisnin në një takimtë dy miqtë e ardhur nga Suedia, në ora 18.00, në mjediset e Hotel “Mondialit”,Tiranë.

Të parin takova poetin DeloIsufi me të cilin u përshëndetëm si miq të vjetër. Në hyrje na priti gjithë dashamirësi miku ynë nga Drenica, me banim nëBorås të Suedisë,poeti, përkthyesi dhe atdhetari Sokol Demaku,të cilin, pas fjalëve të mirëseardhjes, e ngushëllova për ndarjen shumë shpejt nga jeta të birit të tij të shtrenjtë Shkëlqimit.Mëpas takova shkrimtarin dhe përkthyesine njohur nëSuedi Hamit Gurguri, me të cilin kemi vite që njihemi nga afër.U përshëndetëm gjithashtu dhe me prof.dr.Hektor Veshi, prof.dr. Zyhdi Dervishi, mësuesin dhe publicistin Petrit Xhaja, mësuesin dhe këshilltarin e njohur gjuhësor MuhametCenko, me poeten – mësuese NurieBaduni, me veteranët e arsimit e drejtues shkollash  Bujar Poçari e Mal Buçpapaj,  me intelektualin Demir Osmanie të tjerë të pranishëm në sallë.Nuk kaloj shumë kohë dhe mbrritën nga Durrësi shkrimtari dhe publicisti KadriTarelli, poetja Merita Kuçi me të motrën,si dhe poetja dhe prozatorja e njohur GladiolaBusulla me bashkëshortin e saj,Arianin.

                                              *    *    *

Viron Kona, foli kështu në hyrje të takimit:

Të dashur Sokol dhe Hamit!

Faleminderit që keni ardhur në Shqipëri!

Kur vini ju nga diaspora e largët, na duket sikur bashkohen copa të atdheut. Neve na begatohen më shumë zemrat, mbushemi me më shumë energji dhe dashuri vëllazërore, sepse, ne, në të vërtetë vëllezër jemi.

Sokol, vëllai ynë i dashur!

Me praninë tonë sonte këtu, dëshirojmë të themi se jemi dhe qëndrojmë pranë teje, edhe në dhembjen tënde të rëndë, një dhembje kjo, që është aq e rëndë, saqë nuk krahasohet as me peshën e maleve. Por, unë dhe miqtë, që ndodhemi këtu, themi se burra si ti, na kanë treguar gjithnjë se dinë të qëndrojnë fort, dinë t`i përballojnë dhembje të tilla, duke na dhënë fuqi edhe neve.

Dëshiroj të them gjithashtu  se ardhja juaj nga Suedia,  gjithherë na ka dhënë më shumë gjallëri, ju keni çliruar tek ne energji brenda nesh, dhe, ne, jemi mbledhur rreth jush me dashuri  vëllazërore, për t`ju treguar se jemi Një, se jemi më shumë se shokë e miq, jemi vëllezër dhe, si të tillë kemi zhvilluar edhe takimet tona, pas të cilave në kujtesën tonë janë ruajtur përjetime, emocione dhe çaste njerëzore të paharrueshme, që i kemi përcjellë edhe në familjet tona, te miqtë e shokët e panumërt, që njëherazi  janë edhe tuajët.

Të gjithë ne që kemi ardhur sonte, që nga Kadriu, Gladiola dhe Ariani, Merita dhe motra e saj e nderuar, që kanë ardhur nga Durrësi, që nga prof. dr. Hektori, Deloja, Demiri, Bujari, Muhameti, Mali, Petriti, Nuria,  Zyhdiu, Bashkimi,  por edhe  dhjetëra të tjerë, do të ishin këtu, sapo ta merrnin vesh se ka ardhur Sokol Demaku dhe Hamit Gurguri. Do të vinin, t`ju takonin, duke ju sjellë secili prej tyre ndjenja miqësie, sinqeritet dhe dashuri vëllazërore.

Ju keni ardhur dhe do të vini gjithnjë në Shqipëri, jo vetëm se jeni të mirëseardhur, por sepse jeni në atdheun tuaj, jeni në shtëpinë tuaj, si të ishit në Kosovë, në Drenicë, ashtu sikurse edhe ne, kur vijmë në Kosovë, ndihemi si të jemi këtu, sepse jemi i njëjti truall, jemi njerëz të njëjtit  gjak, gjak shqiptar.

Faleminderi Sokol dhe Hamit për emocionin, frymëzimin dhe energjitë që na sillni, duke na mbushur edhe më shumë zemrat.

Faleminderi!

Tiranë, më 23 qershor 2021,ora 18.00

              *      *      *

Z. Sokol Demaku, fillimishti falënderoi të pranishmit në sallë për fjalët e ngrohta ngushëlluese për humbjen e djalit të tij. Pastaj, ai foli për zhvillimin e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Sofra poetike”,(InternationellaPoesifestivalen ”Sofra Poetike”-Borås, 2021”),tëcilin e organizon çdo vit në qytetin Borås të Suedisë Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” dhe ku paraqitin poezitë e tyre shumë poetë e poetesha nga vise të ndryshme të Suedisë dhe të Evropës.Pjesëmarrësit i lexojnë aty poezitë në gjuhët e tyre:shqip,suedisht,anglisht,spanjisht,arabisht,bullgarisht,greqisht etj.

Ai u ndal edhe tek dy botime nga letërsia suedeze për fëmijë.

-Kam sjellë, – tha ai, – dy libra që bëjnë fjalë për minoritetin rom në Suedi, të botuara nga një shkrimtare rome, suedeze.Nëvazhdim ai përmendi faktin që shkrimtarët suedezëthonë se “librat për fëmijë në Shqipëri, janë shumë voluminozë dhe rekomandojnë që numri i faqeve të librit të jetësa më i vogël”. Më tej, Sokoli foli dhe për studimin dhe përkthimin nga ana e tij të librit “Skënderbeu-Mbret i Shqipërisë, Duka i Madh i Epirit”.Nëvijim, z. Demakufoli veçanërisht për zhvillimin e Festivalit “Sofra poetike” e Boråsit e vitit 2021, si dhe për ndarjen e çmimeve këtë vit.

Ajo qëna entuziazmoi, ishte dhënia e fjalës shkrimtarit dhe përkthyesit HamitGurguri, i cili në emër të QKSH”Migjeni” dhe të Jurisë së Festivalit Poetik ”Sofra poetike” Borås 2021, i dha çmimin “Penda e Argjendë e Migjenit” shkrimtarit të njohur,poetit dhe publicistit Viron Kona. Në fjalën e tij zoti Gurguri nënvizoi vlerat e  veprës së VironKonës “Eh,more Bubulino!” të përkthyer në gjuhën suedeze nga përkthyesja Qibrie Hoxha.

-Libri “Bubulino”, – tha z. Gurguri,- ka fituar zemrat e fëmijëve suedezë, deri në Veri të Suedisë, atje ku është gjashtë muaj ditë dhe gjashtë muaj natë,deri në Kiruna,qytetin më verior, ku ndodhetedhe një stacion i NASA-s dhe ku heroi ynë,Bubulino,  i krijuar nga Viron Kona, do të niset drejt planetit Mars…

Në përfundim të fjalës së tij, z.Gurguri falënderoi dhe përgëzoi shkrimtarin Viron Kona për kontributin që ai ka dhënë dhe jep në diasporën shqiptare,si me studimet dhe artikujt e tij, ashtu dhe me letërsinë për fëmijëe të rritur…

Sa gjë e bukur mendova!? Nesër shkrimtari Viron Kona mbush plot 71 vjet dhe, ja,Juria e festivalit”Sofra Poetike”, Borås, 2021, e nderon me çmimin “Pena e Artë e Migjenit”. Ta gëzosh miku ynë ditën e lindjes!. Ta gëzosh çmimin e merituar dhe tu shtofshin forcat dhe asnjë herë mos tu ndaltë pena jote e artë për t`i dhënë shoqërisë sa më shumë vlera nga letërsia për fëmijë. Urime, shumë urime miku im nga Vlora, zoti  Viron Kona!

Z.Hamit Gurguri duke i dorëzuar shkrimtarit Viron Kona çmimin “Penda e Artë e Migjenit”, të merituar në Festivalin e 10 “Sofra poetike”, që organizohet çdo vit në qytetin Borås, të Suedisë.

*  *  *

Në takim e morën fjalën edhe disa nga pjesëmarrësit:

Prof.dr. Hektor Veshi, ndër të tjera, tha: Dy motive, thellësisht të dallueshme e bënë të paharruar këtë takim krijuesish, miqsh e shokësh në hotel “Mondial”. U mësua nga z. Viron Kona se  z. Sokol Demakuështë goditur nga fatkeqësia e rëndë, humbja e djalit Shkëlqimit, një bir i denjë i babait të vet në çdo drejtim, që jepte shpresë e kishte krijuar bindje te kushdo se do bëhej një vijues i denjë  i veprave të babait, me të gjitha cilësitë. Shumë u hidhëruam të gjithë dhe me sa mundim, me fjalë ngushëllimi i shprehim keqardhjen z. Sokol Demaku. Me karakterin që ka dhe veprimtarinë e shumanshme të palodhur që kryen, Sokoli do ta përballojë dhëmbjene madhe.

Por sot, – vijoi prof. dr. Hektor Veshi, për ne, është dhe një ditë e veçantë,sepse vëllezërit tanë që erdhën nga Suedia, i sollën shkrimtarit tonë të dashur dhe modest Viron Kona çmimin“Penda e Artë e Migjenit”, dhënë nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni”, Borås, Suedi, për libin e përkthyer e përhapur “Eh, more Bubulino!” në shkollat e mbarë gadishullit skandinav.

Foto 1: PerSjöstrand, rektor i shkollës “Fjärdingskolan”, Borås, Suedi, duke marrë nga shkrimtari Viron Kona, librin “Eh,more Bubulino!” Në krah, redaktori i librit, Sokol Demaku.  Foto: SandraNordin ( Gazeta suedeze “BorasTidning”).

Foto 2:Takim i Viron Konës me albanologun e njohur suedez UllmarQvick(Kvik).

Vironi, si shkrimtar, me veprimtaritë e organizuara atje dhe në Shqipëri gjatë këtyre viteve është bërë skalitësi i miqësisë së madhe mes shqiptarëve dhe dy popujve vendës  të gadishullit nordik; të njerëzve mikpritës e të qytetëruar, mbështetës të mbarë shqiptarëve. Me vargun e librave për popujt atje, z. Viron Kona tashmë është bërë krijuesi i dashur i të gjithëve, miku simbol mes shqiptarëve e nordikëve, që mbase, meriton të vlerësohet edhe më shumë nga qeveria jonë, si krijues, shkrimtar i shquar për fëmijë, të rinj dhe organizator i atyre që aspirojnë t’i shërbejnë vendit me krijimtari letrare në çdo moshë.

E ftuar në takim,është edhe poetja e re apo krijuese me perspektivë znj. NurieBaduni, mësuese, në shkollën “At ZefPllumbi” në Tiranë, e cila u vlerësua me mirënjohje nga QKSH’Migjeni” e Boråsit, Suedi. E urojmë znj.Nurie për vlerësimin dhe vijimësinë e saj në rrugën e krijimtarisë poetike.

Poeti Delo Isufi, u shpreh: “Njerëzit me zemër të madhe, me shpirt të pastër, të dëlirë e fisnikë, edhe kur kanë dhimbje të madhe, e gjejnë mënyrën të shpalosin bukurinë e tyre shpirtërore. Ata, qëmtojnë nektar, mbledhin petale (ju të rinjtë u thoni petla, por unë jam me të vjetrën) dhe i bëjnë buqetë me lule. Ky është Sokoli ynë, i ardhur nga larg, që i dorëzon të mrekullueshmit Viron Kona, një buqetë me lule – “Pendën e Artë të Migjenit”, akorduar nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” në qytetin Borås të Suedisë, ku çdo vit zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Sofra Poetike”. Gëzuar, të keni jetë  e suksese!”

Më pas e mori fjalën shkrimtari dhe publicisti KadriTarelli, i cili falënderoi dy miqtë tanë zotin Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku për nderin që i bënë duke vlerësuar dhe dy nga poezitë e tij, si dhe mirënjohjen e akorduar me atë rast.

Bujar Poçari,tha: Unë dhe Mal Buçpapaj,shokë dhe miq të Vironit(së bashku kemi punuar si drejtues shkollash tëkryqytetit), i shprehim në radhë të parë ngushëllimet tona më të sinqerta mikut tonë Sokol Demaku, për ndarjen nga jeta të djalit të tij të dashur Shkëlqimit. Në fjalën që mbajti këtu Sokoli,dallova që ai dhembjen e ka kthyer në forcë,duke iu përkushtuar si gjithnjë vazhdimit të punës dhe misionit të tij si krijues,përkthyes dhe atdhetar.Kontributi i tij tashmëështë i njohur edhe tek ne në Shqipëri,por edhe në Kosovë,në trojet shqiptare dhe në diasporë.Ndërkaq, i shpreh respektin mikut tëpanadarë dhe krahut të djathtë të Sokolit, shkrimtarit Hamit Gurguri,  për botimin nga ana e tij të librit “Leka për kanun”, të cilin ai  e  ka dedikuar “Në kujtim të Shkëlqim Demakut”, birit të shtrenjtë të Sokol Demakut.Kjo tregon edhe një herë solidaritetin mes vëllezërve tanë shqiptarë edhe atje larg,në mërgim,duke iu gjendur njëri-tjetrit në momente të vështira.

Ndërkaq, z.Sokol dhe Z.Hamit, më vjen mirë për ardhjen tuaj në Shqipëri,me qëllim të nderoni shokun tonë,shkrimtarin e njohur Viron Kona, duke i dorëzuar atij çmimin “Penda e Artë e Migjenit”.Ky çmim na bën krenarë ne shokët dhe miqtë e Vironit,por edhe tërë lexuesit e tij,veçanërisht vogëlushët, të cilët prej dekadash nuk i ndahen librave që shkruan për ta Vironime aq dashuri, pasion dhe art.Vironi  është nga ata shkrimtarë që e përjeton thellë botën  e fëmijëve,ata gjejnë veten e tyre në veprate  tij  dhe mundohen të imitojnë  personazhet  kryesore siç është  rasti i  Bubulinos.Ky çmim i rëndësishëm që i jepet Viroit dhe që vjen nga Veriu i Evropës, nga Suedia, mendoj se është një sukses i merituar dhe shpërblim për punën e tij të palodhur. Kam dëshirëtë vë në dukje edhe një  botim  të ri të shkrimtarit KadriTarelli, të titulluar “Koha  në Vargje”.

E përgëzoj Kadriun për mesazhet që jep,  duke  goditur mjaft dukuri  negative,  që aktualisht  janë  pjesë e shoqërisë  tonë.Ai ka  zgjedhur poezinë për të realizuar  këtë objektiv, e cila është shumë  efektive, pasi  poezia  krijon  emocione  dhe,  atëherë,  mesazhet  që përcillen  mbeten  thellë  në  ndërgjegjet  e lexuesve.Përfitoj nga rasti, gjithashtu, të përgëzoj poeten- mësuese NurieBaduni, për vlerësimin dhe mirënjohjen, dhënë asaj nga QKSH”Migjeni”,Borås,Suedi.

Poetja Mimoza Kuçi, falënderoi miqtë e ardhur nga Suedia dhe shprehu mirënjohje për vlerësimin e bërë nga kjo qendër për krijimtarinë e saj në Sofrën Poetike Migjeni. Ajo u ndal dhe në projektet që duhen realizuar për të njohur sa më mirë Suedinë.

Nurie Baduni, mësuesja e shkollës “At Zef Pëllumbi”, poete pjesëmarrëse në festivalin “Sofra poetike” 2021, falënderoi për vlerësimin që iu bë duke i dhënë mirënjohje nga QKSH ”Migjeni” për poezitë e saj të paraqitura në Festivalin “Sofra Poetike” Borås 2021, Suedi.

Publicisti dhe intelektuali Demi Osmani shprehu falenderim dhe mirënjohje për ndihmesën e madhe që japin z.Sokol Demaku, z.HamitGururi dhe QKSH”Migjeni” e qytetit Borås,Suedi në farkëtimine mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve Shqipëri dhe Suedi.

Pjesmarrësit në atë takim ndiheshin mirë dhe me gëzimin që u shfaqej në sy për vlerësimin që ju bë mikut tonë, shkrimtarit të njohur Viron Kona, i cili na ka mundësuar dhe njohur edhe me shumë miqë dhe shokë, jo vetëm brenda vendit, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji dhe, kudo në diasporë, ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët.

Disa foto nga takimi mbresëlënës, Tiranë, më 23 qershor 2021

I urojmë mikut Viron Kona shëndet, mbarësi dhe sa më shumë krijime në fushën e letrave me vlera artistike dhe shkencore për fëmijë dhe të rritur. Urime: Ta gëzosh çmimin “Pena e Artë e Migjenit!”, tëdhënë nga Juria e Festivalit të Poezisë (“Sofra poetike”), që zhvillohet çdo vit në qytetin Borås të Suedisë!