Franca mbajti këtë të dielë raudin e dytë të zgjedhjeve për krerët e rajoneve. Nga sondazhet e para pas mbylljes së qendrave të votimit, nacionalistët e Marin Le Penit dhe liberalët e Presidentit Emannuel Macron kanë arritur sërish një rezultat zhgënjyes.
Manifesti Kombëtar i Le Penit në këtë raund nuk arriti të marrë asnjë rajon. Nëse të dhënat e sondazheve konfirmohen edhe nga rezultatet përfundimtare, kjo do të ishte një goditje e madhe për shpresat e Marine Le Pen për të siguruar Presidencën vitin e ardhshëm.
Zgjedhjet të cilat sërish patën një pjesëmarrje shumë të ulët, sipas sondazheve janë një zhgënjim edhe për Presidentin Emmanuel Macron. Partia e tij gjithashtu nuk ka arritur të fitojë kontrollin e ndonjë rajoni.
Sondazhet e hershme tregojnë se partitë kryesore të Francës, si republikanët e Qendrës së Djathtë dhe socialistët e Miteranit dhe Hollande kanë mundur të sigurojnë një rezultat pozitiv dhe fitojnë në shumnicën e rajoneve.