AstraZeneca është e detyruar që deri më 27 shtator të ketë shpërndarë në Bashkimin Europian 50 milionë doza të vaksinës.
Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel ka dhënë këtë të premte masa të përkohshme në lidhje me çështjen e ngritur kundër AstraZeneca nga Komisioni Europian dhe 27 vendet anëtare të unionit.
Gjykata urdhëron shpërndarjen urgjente të vaksinës, sipas një plani detyrues:
-15 milion doza deri më 26 korrik, në 9 të mëngjesit,
-20 milion doza deri më 23 gusht,
-15 milion doza në 27 Shtator.
Në rast të mosrespektimit të këtyre afateve të dorëzimit, AstraZeneca do të duhet të paguajë një gjobë prej 10 euro për çdo dozë që nuk është dorëzuar.
Vendimi i gjyqtarit mbi masat e përkohshme të kërkuara bazohet në faktin, që AstraZeneca kreu një shkelje serioze (‘faute lourde’) të detyrimeve të saj kontraktuale me Bashkimin Europian.
Gjykata gjithashtu konsideron që AstraZeneca duhet të kishte kryer të gjitha përpjekjet e saj për të shpërndarë vaksinat brenda kalendarit të dakorduar duke përfshirë vendet e prodhimit britanik të përmendura në mënyrë të qartë në kontratë, veçanërisht duke pasur parasysh vonesat e mëdha në dërgesat drejt BE-së.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e mirëpriti vendimin.
“Rezultate të mira për Europën!
Vendimi i gjykatës që urdhëron AstraZeneca të na japë me urgjencë 50 milionë doza është një lajm i mirë për fushatën tonë të vaksinimit. Gjithashtu demonstron qartë se marrëveshjet tona të blerjeve kanë një bazë të shëndoshë ligjore”.
Kohët e fundit po diskutohet shumë mbi pensionet dhe krizën që po kalon skema e pensioneve në Shqipëri.
Pensioni shtetëror, për shkak të disa faktirëve,...