Një sondazh tregon se numri aktual i personave që kanë humbur jetën është 60% më i lartë
Rreth një e katërta e 126 milion njerëzve të Meksikës vlerësohet të jenë infektuar me koronavirus. Anketa Kombëtare e Shëndetit dhe Ushqimit 2020 tregoi se rreth 31.1 milion njerëz kanë pasur virusin, bazuar edhe tek të dhënat e qeverisë.
Vlerësimi u dha ndërsa vendi regjistroi 3,282 raste të reja dhe 243 më shumë viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve të konfirmuara në 2,4 milion dhe numrin e vdekjeve në më shumë se 229.
Më herët qeveria ka deklaruar se numri real i rasteve ka të ngjarë të jetë më i lartë. Në bazë të sondazhit të kryer jo të gjithë njerëzit shfaqën domosdoshmërish simptoma. Vetëm 20% kishin simptoma që tregonin COVID-19 ndërsa 10% kishin vetëm disa simptoma të lehta.
Sondazhi u bazua në intervista me njerëz në 13.910 familje mes 17 Gusht dhe 14 Nëntor të vitit të kaluar dhe konfirmoi rezultatet paraprake në Dhjetor.
Të dhëna të veçanta të botuara në Mars sugjeruan se numri aktual i të vdekurve në Meksikë ishte të paktën 60% mbi shifrën e konfirmuar.