Ballina Sport 6 klube angleze gjobiten nga Premier League

6 klube angleze gjobiten nga Premier League

 

Arsenal, Chelsea, Liverpool, Tottenham, Manchester City dhe Manchester United do të paguajnë në total 23 milionë euro për të bërë paqe me Premier League.

Të gjithë 6 klubet angleze që mbështetën European Super League pranuan t’i paguajnë një gjobë Premier League. Pas kërcënimit për krijimin e një kompeticioni tjetër europian, paralel me atë të UEFA, gjithçka u zhduk në vetëm 48 orë, edhe pse ndihen ende pasojat anësore.

Për shembull, siç shkruan Sky Sports, gjithë anëtarët e Big Six angleze do t’i paguajnë një gjobë Premier League, si pjesë e një marrëveshje paqe. Në këtë mënyrë, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Tottenham, Manchester City dhe Manchester United do të shpenzojnë në total 20 milionë sterlina (23 milionë euro), për t’i dhënë fund thuajse çdo projekti të ardhshëm të Super League.

Në fillim, Premier League propozoi gjashtë gjoba për secilin klub, me vlerë 17 milionë sterlina, por sot zgjodhi të ndjekë një linjë më të butë dhe pajtuese.

Ndër të tjera, sipas marrëveshjes, klubet do të humbin 30 pikë në kampionat nëse firmosin çfarëdo lloj marrëveshje të ngjashme me ndonjë kompeticion tjetër, i cili bie ndesh me bazën aktuale të futbollit europian, që i mbyll derën çdo lloj tjetër revolucioni si ai që u pa me Super League europiane. Sipas mediave britanike, gjoba do të zyrtarizohet sot.

Burimi: AS