Shqipëria barazoi pa gola me Uellsin në ndeshjen miqësore të luajtur në Kardif.

Ishte një lojë e mirë e kuqezinjve më nje nivel të barabartë me skuadrën vendase e cila është e kualifikuar për në Europianin që do të nisë më 11 Qershor. Rastet e kuqezinjve për shënim ishin të pakta dhe të paqarta.

Kjo ndeshje gjithsesi konsiderohet një paraqitje e mirë e Shqipërisë. Gjatë takimit pati edhe tensione mes futbollistëve për shkak të luftës së ashpër sportive në mesfushë.

Më 8 Qershor kuqezinjtë do të luajnë një tjetër miqësore me Republikën Çeke.