Duke nisur nga nesër, restorantet dhe kafenetë do të punojnë një orë me gjatë, pasi do të lejohen deri në orën 23:00.


Masat e reja u bënë të ditura nga Borko Bajiq, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë. Nga nesër, tubimet e hapura private dhe publike do të lejohen në Malin e Zi, me praninë e deri në 50 personave dhe në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Po ashtu do të lejohen tifozët në ngjarjet sportive, ndërsa thuhet se dhe trajnimet në grup janë të lejuara deri në 50 persona.