Kanë çelur lulekuqet,

zhabinat ndër ara.

Pranvera po troket,

me lulet e para.

 

Këndojnë bilbilat,

dallëndyshet ndër re.

Punojnë fshatarët,

tokën plot hare.

 

Blegërijnë delet,

kecat sa gëzim!

Kërcejnë të lirë,

në stinën plot bekim.

 

Gumëzhijnë fëmijët,

si herët e tjera:

Seç na iku dimri,

ka ardhur pranvera!

 

Zgjohet gjithësia,

Rilind dashuri…

Njerëzit dhe natyra,

Në një vëllazëri!

 

Nikolin Sh. Lëmezhi 

Shkodër, më 20. 04. 2021