Kur m’erdhën fotografitë, mu duk se m’çoi Pegazi të varri isaj, (ai kali i bardhë), t’cilin e luste dikur poeti Visar Zhiti, taçonte n’Kosovë, se malli e kishte marrë, pa qenë kurrë atje!
Rrugën e disha edhe katundin, e varrin s’pati problem, se n’rrasën e gurit rrinte nji fotografi ëngjulli bashk me emnin tand!
M’kishte shkrua ky Agimi i Bogëve, tek rrinte mbi gurin e vashës, t’zanës që s’dijti ç’asht dashnia!
Ke mall, e di, se ti e poezia e keni gurrën këtu, këtu e keni edhecicërimën, por edhe mallin për lulëbardhat e dardhave t’egra që ithurin kunorë katundit Drel!
Dhe m’vinë fotot nji mbas nji, si rigat e shiut n’pranverë!
Nji stan i vetmuem e shoh se m’pret. Nji rrugicë me bar! Pesë mollë e tri dardha që dikur për shëndetin e saj i mbolla!
Edhe nji kaci e pret dorën time me pastrua oborrin!
Me pret nji dhimbje n’mes t’katundit e nji çifteli e varunn’dhomë!
Unë n’dhomën e pulmos i shtrimë, s’di a fshijë nga faqetdjersë a lot! Çmallëm e fryhem mall, e mushknitë i truej që s’manxjerrin trupin përjashta, rrugë me ba deri të ara, me mbjellëedhe thanën, që pjekët e fundit, me emnin e saj!
Ai, kopilani i Bogëve m’shkruen: Çohu me nandë plagët e Gjergjit, se këtu po t’presin do lisa me emnin tand, e do bjeshkëmë gjurmë djelmënie!
Jo si Gjergji, jo! Si Jakup Ferri kam me ardhë, top i kuq, m’u shpla n’prronin e Zanave, n’Sheun e Keq, i shkruej, e n’dorë me mbetët letra, e n’zemër malli i pa shuem!
Kopilani i Bogëve n’Drelaj e Çuni n’spital pret vizitorëSafetin, kushërinin e Ceni Hollywoodit, fisnikut që n’Frankfurtma shtroi sofrën sa e sa herë!
Ata fotografohen n’krahun tim, e mua trupi m’rrin pezullmbi nji gur, larg n’dër bjeshkët e Kelmendit me plisa!
Gala ime ulet n’cep të shtratit e m’pyet: Ç’ke që rrin imërzitun? Analizat s’janë mirë?
Jo, fajet i kanë fotografitë i them, e trupi im që s’asht gati endepër rrugë, dhe shtrihem n’shtratin me rrudha me i mbushëmushknitë oksigjen!
Pulmo, 20.05.2021