Sot, disa militantë partie krekosen me vlerat e UÇK-së porqë në fakt qëndruan larg betejave te saj, disa mrizonin teRogneri e disa të tjerë duke sajuar komunikata, si ajo e famshmja komunikatë e 59-të, e kompozuar kundër luftëtarëvemë aktiv të UÇK-së.

​Sot, disa nga keta miltantë partie i harruan komandantëtdhe themeluesit e vërtetë të UÇK-së nga Zahir Pajaziti e deri tekryekomandanti Adem Jashari por duke ia dhënë këtë epitetrrejshëm vetëvetes.

​Sot, janë do ‘trima’ që krenohen me trimërinë e heronjëvetanë dhe me bullizmin dhe intimidimin e vet ndaj grave tona tëguximshme, shumë më sypatrembura se kërcnuesit vetë.

Një bandë e vogël militantësh të PDK-së janë versulur egërsishtnjë gruaje të guximshme e mendjendritur që çdo shtetdemokratik do ta dëshironte ta kishte në radhët e veta, një figurëe pastër si loti, një trashëgimtare e një familje epike, vajza e njëbabai të madh, një vizionari sypatrembur që e nisi levizjen e rrebelizmit ndaj pushtuesit, dhe u flijua për afirmimin e Kosovës.

​Sot, një bandë burrash paturp kërkojnë dorëheqjen e njëgruaje të guximshme, me edukatë shqiptarie e edukimprestigjioz, do ‘burra të fortë’ që dinë të shtyhen vetëm me gra, por që janë hyzmeqarë të denjë të bosave të tyre të shëndrruar nëmilionerë. ‘Burra’, që shtyhen me një grua edhepse ajo fitoi me një votë plebishitare.

​Ku ishit ju o ‘trima’ kur falej Çakorri, kur nënshkruhejZajednica, ku ishit ju ‘trima’ që s’e ngritët zërin kur bosi juajkërkonte këmbim tokash, kur e ftonte Vuciqin në Drenicë. Juheshtët, derisa Drenicën dhe Kosovën e shpëtuan drenicakët me barrikada, që krimineli mos të hynte në tokën tonë që e kishtebërë shkrumb-e-hi, ju atëherë heshtët, ishit të gjallët e vdekur.

​Por sot keni kurajon te shtyheni me një grua të mençuredhe pranë asaj se ju në CV-në tuaj të trashë vetëm se keni radhitkrime e afera të të gjitha llojeve.

​Eshtë po ajo PDK-ja që Rugovën e shpalli tradhëtar derisaai ishte peng në Beograd, po e njëjta e glorifikon veprën e Rugovës por vetëm te varri i tij, ajo që ‘të vret natën dhe tëvajton ditën’.

​Mëllefi juaj i pasinqertë ndaj Donikës vetëm se e shtonbesimin ndaj saj dhe urrejtjen e masave ndaj jush. Ju zemëroheniedhe atëherë kur Donika e deklason okupatorin si asnjëherë mëparë në OKB.

​Donika nuk e arriti famën si vajza e heroit të rënë përKosovën, por me sakrificë sublime dhe djersën e vet me dekadakushtuar Kosovës. Karkterin e fortë dhe të konsoliduar tëDonikës nuk mund t’a shtrembërojnë as 1001 çakejtë militantëtë PDK-së që lehin pët të marr poena te bosat e tyre për mëshumë pushtet duke harruar se pushteti fitohet me nder e dinjitete jo me vazalitet e klithma.

​Opozitarizmi nuk bëhet në kohë pandemie vetëm me shpfjee intimidime, kur dy gratë tona më të guximshmet ankohensepse qeveritë e kaluara kanë qenë tepër të korruptuara, kur atotregojnë një realitet të hidhur, ju i akuzoni. Ju i akuzuat edheatëherë kur gratë tona dhe KM Kurti kanë pasë paraqitjebriliante në arenën ndërkombëtare si asnjëhrë më parë, por juheshtët kur duhej të akuzohet Serbia.

​Ju tregoheni ‘sokola’ ndaj grave shqiptare por lepuj ndajVuciqit. Ju nuk patët as guximin qytetar të paditni Vuciqin, bashkëpuntorin e kryekriminelit Millosheviq por bashkëpunuatme aq pasion në dëm të Kosovës, ju nuk patet dijen dhe guximintë paditni Sërbinë për gjenocid dhe reparacion lufte as pas 20 vitesh. Me paditurinë tuaj ju e shendrruat Kosovën nga viktimanë ‘agresor’, ju që votuat Specialen dhe frikësoni gratë që janënë rrugë të zotit e të kombit, e që parlamentin tentoni t’ashëndrroni në një ‘teatër’ Orvellian.