Presidenti, Ilir Meta, ka uruar skuadrën e Dinamos për rikthimin në Superiore.
Në një postim në facebook, Meta thotë se Dinamo është një emër i madh i futbollit tonë kombëtar, burim krenarie dhe simbol i vlerave më të mira sportive.
Kujtojmë që Dinamo i mungon elitës së futbollit prej pothuajse 10 vitesh kur në sezonin 2011-2012 ra një kategori më poshtë dhe që prej asaj kohe ka kaluar shumë probleme si nga ana financiare ashtu edhe drejtuese.