Zhose Murinjo rikthehet në Itali.
Trajneri i njohur portugez i ka befasuar të gjithë duke firmosur një kontratë tre-vjeçare me Romën. “Special One” do të jetë në krye të stolit verdhekuq deri në verën e vitit 2024. Lajmi u konfirmua nga presidenti i skuadrës italiane Dan Friedkin.
“Zhose Murinjo është një trajner i klasit botëror, që ka fituar trofe të shumtë e që do të na garantojë një lidership dhe një eksperiencë fantastike për projektin tonë ambicioz. Firma me të do të na shtyjë përpara drejt ndërtimit të një mentaliteti fitues”, u shpreh bosi i klubit kryeqytetas.
Murinjo pak javë më parë u shkarkua nga posti i trajnerit të Totenham, ndërsa numëron në karrierën e tij një sërë eksperiencash të rëndësishme me Porton, Chelsean, Interin, Realin e Madridit dhe Manchester United, eksperienca të cilat e kanë kthyer në një nga teknikët me më shumë sukses në historinë e futbollit botëror.