Drejtuesja e zyrës Tiranë Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, Stine Klapper, për DW thotë, se shpreson forcatpolitike kryesore do gjejnë një mënyrë për kapërcyerpolarizimin.

DW: Znj.Klapper, cili është opinioni juaj për procesin zgjedhor,  tërësi, për Zgjedhjet Parlamentare 2021,  u zhvilluan Shqipëri  25 prill? Cilat janë sipas jush aspektet pozitive dhemangësitë e tij?

Stine Klapper:  Besoj se është shumë pozitive që të gjitha partitërelevante politike dhe disa parti të reja kanë marrë pjesë dhe ne kemi parë një fund të bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve qëishte shumë problematike në vitet e kaluara. Gjithashtu, pjesëmarrja ishte mjaft e lartë nëse shikoni numrin e njerëzve nëvend që votuan, gjë që është shumë pozitive. Ka disaakuza/pretendime dhe ankesa për parregullsi dhe ato duhet tëhetohen, por në përgjithësi kemi parë një ditë zgjedhjeshpaqësore, të mirë organizuar dhe me një rezultat të qartë.Polarizimi i lartë i peizazhit politik, sigurisht që ka kontribuuarnë një fushatë elektorale plot tensione. Do të ishte mirë të shihetmë shumë konkurrencë idesh dhe ofertash programatike dhe mëpak shkelje personale dhe referenca urrejtjeje gjinore.

DW:  raportin paraprak  Misionit  VëzhguesveNdërkombëtarë  OSBE/ODIHR-it,  blerja e votës u konsideruanjë shqetësim serioz. A ndikoi blerja e votës  integritetin dhebesueshmërinë e këtyre zgjedhjeve?

Stine Klapper: Sigurisht, blerja e votave nuk duhet të ndodhëfare. Nëse ka ankesa, ato duhet të hetohen.

DW: Çfarë mendoni për përfshirjen e rinisë  këto zgjedhje? A u inkurajua brezi i ri për  marrë pjesë  procesin zgjedhor?

Stine Klapper: Mendoj që është shumë e rëndësishme tëinkurajohen të rinjtë dhe të rejat të votojnë. Çdo votë ka rëndësi.Unë kam vlerësuar fushatat e ndryshme për të motivuar të rinjtëtë votojnë, veçanërisht ato nga organizatat e shoqërisë civile.Ne, në Friedrich  Ebert Stiftung, Tiranë, (Fondacioni Friedrich Ebert) kemi qenë shumë të kënaqur që, së bashku me partnerë tëtjerë, kemi mundur të mbështesim nismën e Kongresit RinorKombëtar për t’iu drejtuar kandidatëve për deputetë në njëprogram televiziv javor për të bërë të njohura dhe ndarëshqetësimet e brezit të ri. Gjithashtu fushata “Unë votojsepse…” nga organizata “Qëndresa Qytetare” ishte përshembull, një ide e shkëlqyer për të rritur pjesëmarrjen e tërinjve në zgjedhje.

Partitë gjithashtu u përpoqën t’i drejtoheshin elektoratit të ri, porato me siguri mund ta intensifikonin këtë. Në përgjithësi, besojse ka një numër të madh të rinjsh dhe të rejash që dëshirojnë tëdëgjojnë më shumë për idetë politike sesi në të ardhmen tëgarantohet përparimi në vend sesa fyerjeve të ndërsjella mesaktorëve politikë. Dhe të gjithë e dimë: përfaqësimi ka rëndësi – kjo do të thotë që është e rëndësishme për të rinjtë dhe të rejat tëshohin moshatarët e tyre duke kandiduar në listat e partive. Ka shumë të ngjarë që më shumë kandidatë të rinj për deputetë qëgarojnë në vende premtuese në listë, të rrisin pjesëmarrjen e votuesve nga rinia.

DW: Me përfundimin e procesit  numërimit  votave dheshpalljen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  emrave fitues kandidatëve,  atyre  do  jenë deputetë  Parlamentin e ri, u mbyll procesi zgjedhor për Parlamentaret 2021. Fituese e tyre, për  tretën herë rradhazi është PS. Cilat janë sipas jusharsyet e fitores  saj?

Stine Klapper: Është e vështirë të përmblidhen të gjitha arsyet e mundshme. Sipas sondazheve, një pjesë e konsiderueshme e elektoratit vlerësoi axhendën e qartë pro-evropiane të qeverisë.Sukseset lidhur me këtë axhendë tregojnë që qeveria dhe nëveçanti kryeministri kanë menaxhuar krizat e shumta të viteve tëkaluara, veçanërisht pasojat e tërmetit në vitin 2019 dhe krizën e pandemisë Corona. Në të njëjtën kohë duket se jo shumë votuesi shohin këto kapacitete apo karakteristika në lidershipin e partive të tjera. Kështu që, shumica e votuesve nuk patën besimqë alternativat politike do të ishin më të interesuara ose më tëafta për të zgjidhur problemet që nuk janë adresuar deri më tanidhe kanë provokuar pakënaqësi si p.sh. pabarazitë shoqërore. Për më tepër, partitë e vogla dhe të reja tradicionalisht nukmarrin numër të lartë të votave edhe nëse ato paraqesin programe të hollësishme.

DW: PD nuk e ka njohur ende rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Çfarë zhvillimesh mund  ndodhin  PD, tanimë partiakryesore e opozitës  parlametin e ri  Shqipërisë?

Stine Klapper: Nuk mund të parashikoj zhvillimet në PD. Shpresoj shumë që aktorët kryesorë politikë në vend të gjejnënjë mënyrë për të kapërcyer polarizimin e ashpër partiak-politik. Një konkurrencë politike më konstruktive do të ishte e rëndësishme për të ngritur mekanizma të qëndrueshëm tëvendimmarrjes dhe ato për kontrollin dhe ekuilibrin mespushteteve. Kjo do të çonte gjithashtu në më shumë besim prejqytetarëve në institucionet demokratike dhe në Parlament, më tërëndësishmin prej tyre. Demokracitë kanë nevojë përkundërshtim të fortë brenda parlamentit dhe politikëbërjegjithëpërfshirëse. Shpresoj të shohim më shumë nga të dyja nëmandatin e ardhshëm.

DW: Çfarë pritmërishë keni nga qeveria Rama 3  Shqipëria përmbushë kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian për hapur negociatat e pranimit dhe patur përparim  demokraci?

Stine Klapper: Qeveria e ardhshme do të vazhdojë rrugën e sajdrejt anëtarësimit në BE. Kjo do të kërkojë reformagjithëpërfshirëse në shumë fusha të ndryshme. Shpresoj që këtoreforma të zbatohen edhe pse disa mund të zgjasin shumë, tëkërkojnë shumë burime dhe mund të hasin në rezistencë ngaaktorë të caktuar. Popullsia mbështet integrimin evropian pasi e di që përfshin një konsolidim të demokracisë dhe sundimit tëligjit por gjithashtu edhe progres social-ekonomik. Prandajshpresoj që të gjithë aktorët politikë, jo vetëm qeveria, do tëvazhdojnë të mbështesin reformat e nevojshme.