Ballina Aktualitet Europa dhe lufta për lirinë e shtypit

Europa dhe lufta për lirinë e shtypit

 

 

Liria e shtypit është një nga vlerat themelore demokratike të BE-së. Por në disa shtete anëtare ajo është gjithnjë e më tepër në rrezik. Çfarë mund të bëjë Evropa?

Sllovenia ra katër vende më poshtë në indeksin e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij për vitin e kaluar. “Politikanë të njohur vazhdojnë të godasin organet e shtypit me gjykime frikësuese dhe shpesh me sulme verbale abuzive,” thuhet në raport. “Kjo prirje u forcua që kurse Janez Jansa, drejtuesi i partisë së djathtë ekstreme SDS, u bë kryeministër në mars 2020 “. Ai do të marrë presidencën e radhës së BE në verë dhe frika prej problemeve politike është e madhe. Në shkurt Jansa mori një paralajmërim publik për shkak të sjelljes së tij ndaj një gazetareje nga Brukseli.

Klimë brutale për gazetarët

Mojca Pasek, redaktore e vjetër e TV Slovenia, thotë se kryeministri i kishte quajtur në twitter prostituta dy gazetare që kishin shkruar për qëndrimet radikale të djathta të partisë së Jansas SDS. Gazetaret e hodhën kryeministrin Janez Jansa në gjyq, morën të drejtë në instancën e parë, por nuk patën sukses në gjykatën e apelit. Gjykatësit vendosën që deklarata e kryeministrit nuk binte në kundërshtim me lirinë e shprehjes, liri kjo, e cila për politikanët duhet parë edhe më gjerë se për njerëzit normalë. Kryetari i gjykatës së apelit njihet si një mbështetës i Jansas.

Mojca Pasek

 

Mojca Pasek thotë se gazetarët vuajnë nga klima brutalesepse nuk dini si të sillen. Por ajo e konsideron veten si luftëtare dhe dëshiron ta vazhdojë misionin e saj për t’i treguar publikut të vërtetën për qeverinë. Duhet të jesh profesionist, të kontrollosh të gjitha faktet dhe të mos frikësohesh, thotë ajo.

Delikat eshtë edhe raportimi mbi situatën e Agjencisë Sllovene të Lajmeve “sta”. Vëzhguesit në Ljubljanë konfirmojnë se kjo agjenci ka reputacion mjaft të mirë, është profesionale dhe e paanshme. Megjithatë qeveria i ndërpreu fondet duke dhënë si justifikim se “sta” kinse nuk përmbush detyrimet për raportimin.

BE ka një problem

“Disa nga politikanët tanë janë skandalozë dhe agresivë dhe nuk u përmbahen standardeve evropiane,” thotë studiuesi i mediave Marko Milosavljević nga Universiteti i Lubjanës. Ai konstaton një problem të gjerë për BE-në për shkak se rregullat demokratike nuk respektohen më dhe se politikanët kryesorë përdorin ose mbështesin sulmet seksiste, racizmin dhe gjuhën e urrejtjes. “Ne e shohim këtë gjë në Slloveni, Hungari, Poloni, Serbi dhe vende të tjera” – thotë Marko Milosavljević.

Viktor Orban dhe Janez Janša

 

Ai i konsideron Viktor Orban, Janez Janša dhe të tjerët si “forca shkatërruese që provojnë se sa larg mund të shkojnë”. Ideologjia e tyre bie ndesh me vlerat e BE-së. Por për shkak se “ata nuk kanë marrë një mesazh të qartë kundër politikave të tyre të papranueshmedhe nuk janë sanksionuar, ata vazhdojnë dhe do të shkatërrojnë gjithçka që kemi arritur në Evropë gjatë 75 viteve të fundit”.

Marko Milosavljević beson se BE duhet patjetër të bëjë diçka për t’iu kundërvënë këtij zhvillimi, përndryshe, si BE-ja do të përfundojë në një institucion pa rëndësi si Lidhja e Kombeve para Luftës së Dytë Botërore. “Institucionet evropiane, por edhe qeveritë e tjera, duhet ta luftojnë këtë fenomen sa më shumë të jetë e mundur”, paralajmëron studiuesi i mediave Marko Milosavljević. “Sllovenia është një vend demokratik dhe kemi pasur një nivel të lartë debati politik. Shpresojmë se mund të kthehemi në këtë pikë – edhe me ndihmën ndërkombëtare”.

BE-ja ka pak hapësirë veprimi

Komisionerja e BE, Vera Jourova, përgjegjëse për lirinë e shtypit në Bruksel pranon në një intervistë me DW, se në BE nuk ka një legjislacion efektiv evropian për të mbrojtur në mënyrë efektive median.

Vera Jourova

“Unë  ndodhem në një vakum, ku nuk është e lehtë të veproj me vendosmëri”. Mekanizmi i ri për sundimin e ligjit, sipas të cilit një vendi anëtar mund t’i anulohen fondet e BE-së ka vetëm një përdorim të kufizuar, sepse sipas këtij ligji, duhet të dëshmohet që ka një lidhje midis shkeljes së lirisë së shtypit dhe fondeve në fjalë – gjë që vështirë se mund të bëhet në realitet.

Komisionerja Jourova bën thirrje për më shumë kompetenca dhe është tejet e bindur se BE-së i duhen instrumente dhe rregulla të reja, sepse situata në media po përkeqësohet. Por deri sa ato të miratohen nevojitet një kohë e gjatë.