Në vite pamë së bashku gjethimin e lisave
Patëm dashuri diell ,shi, stuhi e furtuna
Pamë gurrat që gurruan për ne nëpër damarët e shpirtit
Luluan lulet mes dheut të butë të rudinave
E urimet u bënë bash si gurët në gjerdane gurëzuar.
U rritëm dhe bashkë rrugëtuam si një trup i pa ndarë
Edhe nën hije guri ne ngritëm fole
U bëmë trungje që krenohen me gjethet te dega.
Me ty e ngritëm ëndrrën si gaca e ndezur.
E prapë mbetëm para teje si lulja te buqeta.
E ngritëm së bashku një kala të lartë dashurie.
Asnjë gur nuk ia hoqëm në vitet dritëpraruar.
Tash kur gëzojmë bashkë në ditëlindje
Fetanete vitet bashkë neve na kanë rinue
Gjithë bota na ulet nën këmbë e gjunjëzuar.
Ca zëra bilbilash zbresin nga lartësitë e tyre këndojnë
Për Datëlindjën tende ora e jetës
Ti bashkëshortja e ime dashuri e pa perënduar
Nëna, gjyshja motra ,halla e jona e bukura e kësaj bote.
Gëzuar ,gëzuar vrapojmë e kapërcejmë përmbi fjalët e shpresës.…!.