Kriminaliteti eshte duke gjunjëzuar shoqërinë tonë të re. Krimi po e kryqëzon shumicës duke e varfëruar dhe duke e bërë ate të mvarur.Mafiozet pasi që e arrijnë qëllimin e varfërimit të popullatës , dalin në sipërfaqe si shpëtimtarë , duke dhuruar gjoja ndihma.Duke dhuruar ndihma më mjete të plaqkitura të shoqërisë dhe të shtetit-Kostra Nostra nw Itali.Ata arrijnw të konsiderohen “ bamirës” në sytë e opinionit të gjerë public. Kur mafiozët arrijnë të ngritën mbi fuqinë e shtetit, aktiviteti i tyre bëhët shumë i rrezikshem. Kosova tashmë e ka arritur një praktikë të tillë hiq të mirë .Në kontestin shoqëror dhe politike kur strukturat mafioze arrijë të dëpërtojnë edhe në jetën e partive politike ,është e qartë së kjo është brengosëse , së krimi bëhët si paraqitje shumë normale . Vetë fakti se partitë politike në një mënyrë apo tjetër koketojnë më strukturat e caktuara kriminale, të njeriu i thjeshtë krijohet vetëdije së kriminelet megjithate nuk janë shumë të keqinjë , siq duken! Kosova për shumë vite “bashkëjetojë” më krimin , dhe kjo na solli në gjendje të keqe politike dhe ekonomike , na solli varfërinë dhe izolimin nga bota demokratike . Ndrrimi në krye të shtetit më forcat përparimtare , është shpresë dhe besë për ndryshime rrënjësore dhe përmbajtësore në shoqëri. Lufta për pushtet dhe lufta për pasurime të paligjshme, seriozisht e ka rrezikuar edhe tradicionalën tonë morale , postulate këto të trashëguara nga prinderitë tanë, të cilët kanë qenë të një zërit – sa më largë kriminalitetit në jetë dhe në politikë. Është për të na ardhur keq së kjo shoqëri nuk arriti të bëhët ashtu siq e kemi menduar, dhe ashtu siq edhe I kemi porositë nga e kaluara jonë fisnike dhe bujare. Pasojat e kriminalitetit , do të lënë vragë edhe në vitët që janë para nesh.Mos të quditemi që një ditë nuk do të kemi mundësi që shoqërinë ta ngrisim mirë në këmbët e veta. Do të jetë vonë kur e kuptojmë së nuk punuam mirë dhe ndërshmerisht për pasardhësit tanë, nuk punuam mirë për shtet dhe për komb.Nuk duhet harruar së nuk ka qmim që e paguan lirinë dhe pavarësinë tonë të fituar më shumë sakrifica .Linja për të punuar mirë është linjë një kahëshe .Për vendin ku kemi lindur dhe ku kemi jetuar gjithashtu nuk ka qmim që e paguan.Të gjithë e dimë së mafiozitet altruist gjithmonë ka…!Po ku jemi ne se…?!