Mijëra izraelitë ultrafetarë ishin mbledhur për të festuar në Meron festën e tyre. Shpërthimi i panikut shkaktoi vdekjen e shumë personave.

Nga shpërthimi i një paniku masiv gjatë festimeve të festës fetare “Lag-BaOmer” në Meron, Izrael humbën jetën shumë vetë. Forcat e shpëtimit kanë raportuar për 44 viktima, më shumë se 100 persona u plagosën, shumë prej tyre janë me rrezik jete.

Organizata humanitare, David Adom, (MDA) bëri fjalë për një “katastrofë të pashembullt”. Një zëdhënës i shërbimit të shpejtë të shpëtimit, Zaka tha: “Jam më shumë se 20 vjet në shërbimin e shpëtimit, këtë nuk e kam parë kurrë.”

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin u shpreh, se ai i ndjek raportimet nga Meron dhe lutet për shërimin e të plagosurve. Edhe kryeministri i vendit, Benjamin Netanjahu u shpreh i tronditur.

Israel Berg Meron Lag B'Omer Fest Tribüneneinsturz

Panik masiv pas rrëshqitjes

Takimi sidomos mes izraelitëve mjaft besimtarë u bë për shkak të festës Lag BaOmer. Në videot në mediat sociale shihet si njerëzit para katastrofës festojnë shumë afër njëri-tjetrit, kërcejnë e këndojnë. Sipas policisë, paniku shpërtheu, pasi disa njerëzit rrëshqitën nga një mbajtëse me anë metalike. Njerëzit që festonin ranë kështu e shkelën njëri-tjetrin.

Israel Berg Meron Lag B'Omer Fest MassenpanikTragjedia në Meron

Dëshmitarët akuzuan policinë, se i kishte lënë njerëzit brenda në zonën e rrethuar, megjithëse ajo ishte e tejmbushur. Pas panikut, ata nuk i hapën shpejt të gjitha daljet nga zona e festimit, u tha. Më shumë se 5000 trupa ishin prezent për të siguruar festimet. Lag BaOmer është një festë që kujton kryengritjen hebreje kundër pushtuesve romakë në vitet 132-135.

la/sti/wa/bru (dpa, afp)