Ballina Aktualitet Mali i Zi lejon hyrjen pa test PCR për turistët nga vendet...

Mali i Zi lejon hyrjen pa test PCR për turistët nga vendet e Ballkanit Perëndimor

 

Në pritje të sezonit turistik veror, Qeveria e Malit të Zi ka publikuar një listë të vendeve, qytetarët e të cilëve lejohen të hyjnë në vend pa test negativ PCR të COVID-19, raporton Anadolu Agency (AA).

Turistët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe blloku lindor lejohen të hyjnë pa teste paraprake. Turistët nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria lejohen të hyjnë në Mal të Zi pa test dhe pa certifikatë të imunizimit.

Në mesin e vendeve që nuk kërkohen teste janë vendet e bllokut lindor – Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina.