Princi Harry dhe Meghan Markle do të jenë pjesë e koncertit “Vax Live: The Concert to Reunite the World”. Koncerti është organizuara lëvizja “Global Citizen” i cili do të mbahet më 8 maj.

Paraqitja e dukës dhe dukeshës do të jetë dalja e tyre e parë pas transmetimit të intervistës së tyre me prezantuesen, Oprah Winfrey, e cila bëri bujë në mediat anembanë botës.

Personazhet të cilët do të jenë pjesë e këtij koncerti do të shërbejnë si bartës të mesazhit që bëjnë  thirrje për barazi në shpërndarjen e vaksinave, në mënyrë që të gjithë njerëzit anembanë globit të jenë të mbrojtur nga korona virusi.

Prezantuese e këtij koncerti do të jetë Selena Gomez ndërsa do të perfomojnë ,J.Lo, H.E.R, “Foo Fighters”, Eddie Vedder dhe J Balvin./ paper