Autoritetet holandeze kanë hequr orën policore, e cila më 23 janar u vendos me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Krahas orës policore, qeveria ka zbutur edhe masat tjera epidemiologjike, andaj sonte muslimanëve do t’u lejohet falja e namazit të teravisë.

Objektet hotelerike, që nga 14 tetori i vitit 2020 kanë qenë të lejuara të shesin vetëm në sportele dhe dorëzim të ushqimit dhe pijeve ndërsa prej sot mund të presin mysafirë në ambient të hapur.

Në vizitat shtëpiake lejohet të pranohet dy persona mbi 13 vjeç ndërsa në funerale mund të marrin pjesë 100 persona në vend se 50 si deri më tani.

Autoritetet holandeze paralajmëruan zbutje shtesë të masave më 11 maj, nëse ulet numri i rasteve të reja me COVID-19.