Ballina Rajoni Ambasadori i BE-së në Ankara: Turqia partner shumë i rëndësishëm për Evropën

Ambasadori i BE-së në Ankara: Turqia partner shumë i rëndësishëm për Evropën

 

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Ankara, Nikolaus Meyer-Landrut, ka deklaruar se Turqia është një partner shumë i rëndësishëm për Evropën, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Samitin e 23-të të Ndërmarrjeve dhe Biznesit, organizuar online nga Konfederata Turke e Ndërmarrjeve dhe Biznesit (TURKONFED), Meyer-Landrut tha se vendet nuk mund të luftojnë në mënyrë individuale me sfidat e paraqitura nga ndryshimi i klimës.

Ambasadori i BE-së në Turqi tha se të gjitha vendet duhet të ndryshojnë zinxhirët global të furnizimit, duke shtuar se Evropa dëshiron të bëjë ndryshime në një mjedis të drejtë dhe të hapur me partnerët e saj tregtar në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

Meyer-Landrut theksoi se Turqia dhe BE-ja janë partnerë të rëndësishëm ekonomik, si dhe shtoi se partneriteti i tyre shtrihet nga sektori i automobilave deri te sektori i tekstilit.

Ai mirëpriti reformat e Turqisë që synojnë të krijojnë një treg të gjelbër miqësor me klimën.