Këtë të dielë për wikend,
Shqipëria me gjithë mend!
Do t’votoj për së mbari
Rama, Basha, Kryemadhi!
Ka edhe disa në garim…
Liderë me pak ndikim !
Të cilët si për çudi
Lypin hise në Qeveri!
Mirëpo, Edi e di mirë,
Si na shitet vota lirë!
Mes skandalesh me trazira,
E “kutive“ me shumë bira!
Ndizen flakë pasionet
Nuk lëvizin pozicionet!
Në një garë aq të nxehtë,
Kris belaja për pushtet!
Mes një lufte për mandat,
Socialistë e demokratë,
Ndeshen nesër m’u në shesh,
Për Shqipërinë, qesh e ngjesh!
________
(karikatura marrë nga interneti)