Shkëndija e Tetovës edhe zyrtarisht është kampion për këtë sezon në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi sot e konfirmoi, duke triumfuar ndaj Borecit me rezultat 3:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të.
Tetovarët siguruan kështu matematikisht titullin e katart në histori të tyre, kur ndodhen 13 pikë diferencën me vendin e dytë Shkupin, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe katër xhiro për tu luajtur. Për triumfin e kuqezinjëve sot kontribuan Murati, Ibraimi dhe Hebaj, ndërsa Bejtullai realizoi në rrjetë të gabuar në pjesën e parë në të mirë të Borecit.koha.mk