Në këtë kontekst, marëdhëniet e ndryshme ndërkombtare, ndërshtetrore, ndërqeveritare, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, konjukturuale, nomenklaturale, manufakturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, janë të lidhura, kryqzuara ose sfonduara me nyje ose lidhje të padukshme për publikun (auditoriumin) ose opinionin e gjërë qytetar. E sidomos marëdhëniet historike, strategjike, gjeopolitike etj.
Ndaj, politika dhe diplomacia kosovare, duhet të këndellën ose lirohen (çlirohen) një trohë nga çështjet dhe aspektët e ndryshme pllakative, ataviste, dogmatike, hipokrite, demagogjike, inkoherente, poroze, fraxhile, inkompakte, inkompetente, hedoniste, makiaveliste, reaksionare, anakronike etj. E sidomos nga çështjet e klanizimit, uzurpimit, fosilizimit, privatizimit, partikalurizimit, familjarizimit, komercalizimit, absolutizimit, relativizimit dhe instrumentalizimit të njohur politik ose diplomatik në klane, tarafe ose grupime të ndryshme familjare, farefisnore, tribale, rajonale, krahinore, partiake, klienteliste, profiteriste, provincialiste dhe të tjera të interesit të përbashkët pushtetmbajtës, politik, diplomatik, karierist, profiterist etj. Duke prodhuar ose fabrikuar në këtë vorbullë politikë ose diplomaci kuantitative, inkoherente, joprofesionale ose inkompetente në vend të një politike ose diplomacie kualitative, profesionale dhe kompetente e cila duhet t´i ngjante një ansambli ose orkerstre profesionale dhe harmonike e cila puçët dhe gërshetohet vazhdimisht në sfond me korin e lartë të aspiratave dhe interesave të njohura shtetërore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë.
Politika dhe diplomacia, shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratone të madhe intelektuale dhe profesionale në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cakë. Duke menduar këtu në edukatën, kulturën, moralin, karakterin, profesionalizmin si dhe në rezonin ose mendimin e thellë politik ose diplomatik, i cili jo vetëm marëdhëniët ose raportët e ndryshme politike ose diplomatike në mes popujve (kombëve) ose shtetëve të ndryshme, por mund t´i vëjë në levizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe marëdhëniët dhe raportët e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar, intelektual, profesional, politik ose diplomatik, për t´i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin ekstrem ose radikal së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrite, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem ose radikal të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botëror ose planetar në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të “mbinjerëzve” ose “supermenëve” të ndryshem politik, ushtarak, finansiar, tregtar, ekonomik, industrial ose teknologjikë.
Duhësh të kesh madje urtësi dhe frymëzim aristotelian ose platonik, për t´i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistojnë edhe në demokracitë më të përparuara të Perëndimit.
Ndaj, të kërkosh definicion ideal të demokracisë së lartë evroperëndimore, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin dhe moralitetin në disfavor të botës së ideve dhe teorive të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdollojë gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar. Bosh fare.
Kjo për faktin se as idetë ose idealet e njohura të demokracive perëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin optimal ose maksimal. Jo. Sepse, idetë dhe teoritë e njohura demokratike, nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante.
Edhe koncepti mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjikë, nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit sociopolitik dhe atij antropologjiko-epistemologjik.
Ndaj, a është i dënuar personi ose individi politik dhe diplomatik, i cili (e cila) për të jetësuar ose përjetèsuar ‘egon, libidon, narativin, statusin, misionin ose funksionin e tij, është i detyruar të asgjësojë ose suprimojè integritetin, individualitetin, identitetin dhe ekskluzivitetin e të tjerëve?
Nga kjo rezulton se e tërë etika, estetika, politologjia, filozofia politike, psikologjia, sociologjia, antropologjia, epistemologjia etj., mund të kenë kuptim varësisht nga përgjigjja që mund të ipet ndaj pyetjeve të mesipërme. Sidomos në kuptimin e përkufizimit të njohur politik ose politologjik mbi lirinë, drejtësinë dhe barazinë ligjore, sociale, institucionale, konstitucionale, funksionale, aksionale, politike, konkuruese, profesionale, kadrovike, karieriste, diplomatike, shtetrore, nacionale, etnike, historike, gjeograike etj.
Vlera madhore e politikës dhe diplomacisë moderne ose bashkohore, nuk janë monizmi ose unilateralizmi aksiologjik (bla-bla-bla) me thekse dogmatike, demagogjike, ataviste, paradoksale, reaksionare, anakronike etj. Dhe, aq me pak i ashtuquajturi “pluralizmi aksiologjik” i cili përfundon në grumbull qëndrimesh aglutinative dhe aproksimative, të cilat as nuk duan t’ pohojnë e as t’ mohojnë ato çfarë kërkohen prej tyre.
Esenca ose substanca e etikës (aftësia për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve)-do ishte plotësisht e pamundur të ndërtohej në rast se një mori vlerash dhe parimesh sipërore nuk janë vendosur paraprakisht aty ku duhet. Mbi etikën globale ose universale. Ky do duhej të ishte caku final ose përfundimtar i një politikani ose diplomati. Ndërtimi i një etike globale (universale) dhe humaniste. Domethënë, një gjakim i ri për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.
Themeli i të drejtave të njeriut ka të bëjë me respektimin e pakusht të individit dhe kolektivitetit.
Ndaj, sa më precize të jenë deklaratat, aq më të prirura janë ato të definojnë në mënyrë precize dhe pozitiviste se çfarë do duhej të ishte rregullimi shoqëror ose politik, duke bartur kështu një mori kontroversash ose disonancash kognitive, aksiologjike etj. Si për shembull: Shtetet liberale ose demokratike, kanë mosmarrëveshje me shtetet marksiste ose komunosocialiste në çështjet e pronës ose kapitalit. Por, kjo nuk pengon që parimet e përgjithshme për të drejtat e njohura shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, të përcaktojnë parimet e një etike globale ose universale që do zbatohej ose aplikohej në mënyrë kritike, për të tërhequr vëmendjen mbi diçka që nuk do duhet të lejohej edhe në rastet kur nuk pajtohemi në lidhje me organizimin e ekonomisë apo të pronës ose kapitalit.
Ndërsa, çka mund tè mësojmë nga liria, drejtësia, barazia dhe humanizmi: Frymëzimin më të madh në këtë drejtim, mendojë se do mund të gjejmë në iluminizmin ose fisnikërinë e madhe të dhënë nëpërmjet veprës epokale të gjeniut humanist, Imanuel Kantit. Me ç’rast, duke u nisur ose bazuar nga vepra e Kantit, edhe kosovarët ose shqiptarët, si gjithë të tjerët, duhet të praktikojnë mbi gjithëçka tjetër humanizmin, lirinë, drejtësinë dhe barazinë globale ose universale.
Për me tepër ndërkaq, diplomacia (ose diplomacy, diplomatia etj.) në këtë kuader, siç dihet, ka shumë kuptime, definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfdidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme. Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë: Diplomë ose dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur, respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar. Në anën tjetër ndërkaq, përfaqësi (lëgata) ose “dërgata” të ndryshme politike ose diplomatike ka patur edhe ne kohërat ose periudhat e ndryshme mesjetare ose antike. Ndërkaq, dikur me vonë termi “diplomaci”, në gjirin ose suspektin e tij, do i përfshinë edhe një sërë vlerash dhe parimësh të njohura ndërshtetërore, ndërnacionale, politike dhe diplomatike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu dokumentët e ndryshme zyrtare, protokolare dhe diplomatike në mes shtetëve dhe qeverive të ndryshme përkatëse ose respektive. Raportët, marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme shtëterore, qeveritare, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, tregtare, ekonomike, ushtarake etj. Sidomos pas shekujve 18 dhe 19 (lëxo: revolucionin e madh francezë etj.)- kur termi (nocioni) dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjëruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të Francës. Duke njohur kështu zgjërime dhe perhapje të mevonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.
Shih për këtë; edhe vet nocioni (termi), kuptimi dhe funksioni substancial dhe esencial i një zyrtari shtetëror, ministri ose perfaqësuesi diplomatik (diplomati) të një shteti apo të një vendi përkatës ose respektivë, me kalmin e kohës do bëhen si të thuash me të komplikuar dhe fundamental (substancial) në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë. Një përfaqësues diplomatik (qoftë ai i minister, ambasador, konzull, atashe diplomatik ose diçka tjetër..)- në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij politik dhe diplomatik. E sidomos amasadori, konzulli ose diplomati. Duhet të këtë aftësi, përvojë dhe kualitete të larta morale, shkencore, intelektuale, politike dhe diplomatike në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme protokolare ose diplomatike. Sidomos në stilin, metodat, prezantimet dhe komunikimet e tij ndërshtëtrore, ndërqeveritare ose diplomatike në vendin ku ndodhet i nominuar ose akredituar nga shteti ose qeveria e tij përkatëse ose respektive. Duhet të posedoj vlera dhe kualitete të domosdoshme morale, personale, familjare, shtetërore, nacionale, intelektuale, profesionale, shkencore ose akademike në funksionin, raportet dhe angazhimet e tij politike dhe diplomatike me shtetin, qeverinë dhe institucionet tjera shtetërore, parlamentare ose politike të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar dhe të ngjashme. Duke i ruajtur, mbrojtur dhe avansuar vazhdimisht aspiratat ose interesat e përgjithshme të popullit (kombit), shtetit dhe qeverisë së tij përkatëse ose respektive. Apo, duke i mbrojtur, avansuar, afirmuar dhe eksploruar vazhdimisht marëdhëniet e gjithëmbarshme ndërshtetërore, qeveritare dhe diplomatike të vendit dhe popullit të përkatës ose respektivë me vendin mikëpritës ose nikoqir. Si dhe duke i përhapur (zgjëruar), afirmuar dhe avansuar vazhdimisht marëdhëniët ose raportët e gjithëmbrashme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tij përkatës ose respektivë me anë të kontaktëve dhe takimëve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërqeveritare me autoritetët ose udhëheqësit me të lartë shtetëror ose qeveritar të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar. Kjo gjithnjë në funksion të ngritjes, zgjërimit, eksplorimit dhe avansimit të vazhdueshëm ose permanent të marëdhëniëve të sipërpërmendura ndërshtetërore, ndërqeveritare ose ndërnacionale të vendit të tij përkatës ose respektivë me vendin ku ndodhët i akredituar si diplomat ose ambasador etj. Duke i zgjëruar, avansuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, harmonizuar dhe konvencionalizuar raportët ose marëdhëniët e lartëpërmendura ndërshtetërore ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale, ekonomike, industriale, teknologjike, shkencore, arsimore, kulturore, akademike, pedagogjike etj.
Për me tepër ndëkaq, në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raportëve ose marëdhënIëve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose nderkombetare, janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marëdhënIësh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme (formule) ose gramatike të gjithëmbarshme të marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, marëdheniët miqësore dhe strategjike, marëdhëniët miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marëdhëniët ad hock, marëdhëniët de jure dhe de facto, marëdhëniët neutrale ose indiferente, marëdhëniët e ftohura, marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë. Varëshisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. Kjo mu për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, në radhë të parë janë të natyrshme, koherente dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri, substanca ose struktura e tyre jetësore, shoqërore (qytetare) dhe politike, janë të natyrës dhe një karakteri të përgjithshëm standard, diskursiv, koherent ose analogjik. Respektivisht, furioz, hektik, eklektik, evolutiv, dinamik etj. Duke e vërë theksin në kompromisin, konsenzusin, dialogun dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika se bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si Ideologji, apo mbase edhe si resurse, potencial dhe një kauzalitet i lartë shtetëror, nacional ose politik tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor.
Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur profesionale dhe diplomatike në anën tjetër.Duke e vënë theksin në parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskrsive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Duke e bërë ose veçuar në këtë kontekst dallimin e interesave dhe aspiratave të njohura ( globale ose universale) të popullit dhe vendit të tij përkatës ose respektivë nga ato të natyrës dhe karakterit të njohur lokal ose parcial të “egos”, libidos ose personit ( personalitetit) të tij.
Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.etj.
Ndryshe nga kjo, politika dhe diplomacia në radhë të parë janë disciplina të njohura shkencore ose humaniste. Edhe alencat ose koalicionet e ndryshme pushtetmbajtëse, qeveritare, politike, diplomatike, strategjike, ushtarake ose ekonomike, gjithashtu. Nuk janë marëdhënie konkubine ose kurtizane, nuk janë fontanë deshirash, pasarela ose sfilata mode!
Në “pejsazhin” ose “mozaikun” e rrënimit (shkatërrimit), rastësia, nderi, morali, virtyti, dhe saktësia, sipas Samuel Beketit dhe Anatoli Francit, janë vetëm sinonim, apo”psedonim hyjnorë” ose “profetikë” të cilin Zoti (Hyji) nuk deshti të nënshkruajë.
Ndonëse, edhe “Kosova e re proletare dhe internacionaliste” së bashku me “popullin e ri kosovar” të “dalur ose lindur nga lufta” dhe “kushtetuta e Ahtisarit & Company”.. ku ishin (janë) të përziera ose gërshetuara kombe, etnitete, minoritete, kultura dhe ideologji të ndryshme me të gjitha ndryshimet, antagonizmat, divergjencat, diskrepancat, disonancat dhe specifikat e tyre: Përbënin një terren ose “kompaktësi dhe tërësi të përshtatshme” në kuptimin e një konglomerati ose “përzierje frytdhënëse” të kombeve dhe kombësive tè ndryshme, ku kanë “bashkëjetuar paqësisht” të gjitha ideologjitë dhe traditat e mundshme nacionale, etnike, fetare, kulturore, politike, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, konceptuale, ideologjike etj. Kështu që “rrënjët e kulturës dhe civilizimit të lashtë iliro-shqiptar nè Kosovë (Dardania Antike)- nuk ngelèn vetèm të shqiptarëve të atjeshëm autokton ose etnik, por të serbomalazezëve, turqve, boshjakëve dhe të tjerëve.
Ndërkohë që politikanèt ose kryediplomatët e ndryshëm, shpeshherë bartnin maska ose “fytyra të bukura” në atë menyrë që të gdhendëshin ose skalitëshinn përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popullit ose elektoratit të përgjithshëm kosovar. Apo…????!!!! / ASh/