Politikanët mjaullijnë si maçokët e kanë grindje

Me rafalle fyerjesh  gjuajnë  që larg

Fjalë  të ndyera kërcënime  si nanuritje

Edhe Akademiket  akejt hiç me të mirë nuk janë

 

Amulli në popull dhe  akull nga kjo zahalli

Ballin prej allçie tani ua kemi njohur

Ah, mori ushujza me melodinë e  jë qyqeje mali.

Punoni për popull e komb more shpirtëra të pangopur

 

Muzgu po na errëson  e drita po ikën

Në dritaret e shpirtit heshtur po bien perdja

Të shqetësuar nga gafat gabimet e bëra

Në korridorët e durimit po na varroset shpresa.

 

Habitshëm i dëgjoj çdo çast e çdo ditë

Shpresat po fundosën si Titaniku në humnera

Kami ngelur të shtangur te mjegullt e të mpirë

Përtej thellësive të fyerjeve të sfilitur e pa shpresa.