Në Shqipëri po zhvillohen zgjedhjet e nënta pluraliste. Sipas autoriteteve për mbarëvajtjen e tyre po kujdesen 7.500 policë.

Sot zhvillohen zgjedhjet e nënta pluraliste në Shqipëri. Këto përkojnë me një vit jubile, sepse para 30 vjetësh, Shqipëria organizoi zgjedhjet e para pluraliste.

Albanien Tirana | Wahl 2021 | Wahllokal

Për shkak të pandemisë fushata zgjedhore u zhvillua pa shumë inskenime të me mijëra vetë, me slogane buçitëse politike dhe muzikë për të ndezur emocionet. Në vend të kësaj inskenimet kaluan në kanalet e mediave sociale ku doli sërish në pah armiqësia politike dhe denigrimi i rivalit politik, që mjegullojnë faktet dhe argumentat.

Albanien Tirana | Wahl 2021 | Wahllokal

Kryeministri socialist, Edi Rama kërkon një mandat të tretë, kjo do të ishte një risi në Shqipëri, pasi asnjë parti nuk e ka arritur këtë më parë në Shqipëri.

Albanien Tirana | Wahl 2021 | Wahllokal

Sipas autoriteteve 7.500 policë po garantojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Shqipëria sot është anëtare e NATO-s dhe ka nisur edhe procesin gjatë të anëtarësimit në BE. Por megjithë ndryshimet pozitive Shqipëria prej shumë vitesh është rënduar në mënyrë ekstreme dhe në të njëjtën kohë është frenuar në zhvillimin e saj demokratik dhe të shtetit ligjor për shkak të konfrontimit tejet të madh mes dy partive të mëdha.

Problem tipik i sistemit politiko-shoqëror në Shqipëri, problem që e ndesh kudo në Ballkan është se politika sundon e kontrollon gjithçka, sipërmarrjet, mediat, drejtësinë, infrastrukturën. Këtij i shtohet polarizimi mes dy vendimmarrësve të mëdhenj të politikës shqiptare që nga rënia e diktaturës, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, që krijon jo vetëm një klimë politike të helmuar, por edhe tejet penguese për zhvillimin e vendit e afrimin me BE. /DW