1.

Dy vite ma herët (2019) Opozita Shqiptare përdori mjetet ma ekstreme: “Djegia e mandateve”, “Bojkotimi i Zgjedhjeve Lokale të vitit 2019”, të cilat lideri i PD e Opozitës (PD-AN), Lulzim Basha, në librin e tij “misioni Im”, i quan përcaktimisht, si “forma e vetme e mbijetesës në terma politik, si klithma e fundit e opozitës shqiptare për gjendjen ku ndodhje demokracia në Shqipëri”.

2.

Protestat popullore masive të Opozitës së Djathtë e të Majtë të atëherit, të mbajtura si rrallë herë në Shqipëri, të quajtura ndryshe dhe “Demonstrata” apo “Pranvera Shqiptare/Ballkanike”, me Thirrjet/Kërkesat/Ultimatumet politike: “Zgjedhje të Parakohshme”, “Qeveri Teknike”, etj. ishin, pothuaj, në të njëjten kohë kalendarike e rrethana politike me Protestat/Demonstratat të (pa)përngjajshme në masivitete, parulla-qëndrime politike, etj. në krejt Ballkanin Perëndimor.

Pra, atëherit, ishte “stinë protestash”.

Në Malin e Zi dhe në Serbi protestat politike masive kërkonin, njësoj si në Shqipëri: “Zgjedhje të Parakohshme”, etj. ndërsa në Greqi e në Maqedoni bëheshin për emrin e ri “Maqedoni e Veriut”, etj., (ku ato në Greqi iu ngjanin dhe atyne të pakënaqësisë greke për “Krizen e Borxheve”), kurse në Bosnje-Hercegovinë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm boshnjak, të cilat u shtrinë me solidarizime dhe në Kroaci e Serbi. Protesta, jo aq të mëdha e disi të lokalizueme, si për Të Drejtat e Njeriut, për mosndërtim të HEC-eve në Lumabardhët e Rrafshit të Dukagjinit, etj. pati dhe në Kosovë.

3.

Mirëpo, kur Opozita e Bashkuar në Shqipëri “i dogji mandatet e deputetit”, i “bojkotoi Zgjedhjet Lokale”, etj. u lëshuan me të tilla kërkesa e peticione ekstreme edhe opozita revanshiste në Malin e Zi (opozita serbe), sikurse dhe opozita në Serbi, ndërsa serbët e Kosovës po planifikonin braktisjen e të gjithë institucioneve të Prishtinës zyrtare.

Prandaj, në këto kushte/situata/rrethana/realitete politike shqiptare e ballkanike, Perëndimi Euro-Atlantik (Amerika-BE-NATO, KE, OSBE, etj.), ndoshta për të parandaluar që të mos përseriten rastet/shembulli ekstrem “Made in Albania” kësokohe, kryen ndëshkueshmëri të rëndë, e banë të parin e të vetmin “kurban ballkanik” Shqipërinë, Opozitën e Bashkuar të Djathtë e të Majtë të Shqipërisë.

Me sa duket Koha, Vendi e Mënyrat nuk kishin tjetër zgjidhje, përveçse kësaj, e cila solli pasoja/rrënoja të dëmshme në politikën shqiptare për Opozitarizmin, etj.,

4.

Mirëpo, 2021-shi i ardhjes në pushtet qëndror i qeverisjes së PD-AN e LSI nuk mund të funksionojnë/vazhdojnë me një qeverisje lokale moniste, se kështu, kësisoj, do të kemi ende një demokraci të deformuar…, ndaj duhen me emergjenci kombëtare Zgjedhjet Lokale të Parakohshme.

Tiranë, prill 2021

Demonstrata në Serbi 2019
Protesta edhe në Malin e Zi