UEFA njoftoi ndryshimin e vendeve organizatore të EURO 2020, ku Sevilja do të zëvendësojë Bilbaon dhe ndeshjet e Dublinit u zhvendosën në Shën Petersburg dhe Londër, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi punuar me kujdes me federatat pritëse dhe autoritetet lokale për të siguruar një mjedis të sigurt dhe festiv në lojëra dhe unë jam vërtet i kënaqur që jemi në gjendje të mirëpresim spektatorë në të gjitha ndeshjet për të mbështetur kombëtaret e futbollit në të gjithë kontinentin”, tha Presidenti i UEFA-s Aleksander Çeferin.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u takua përmes videokonferencës dhe u informua për konfirmimin e dhënë nga autoritetet lokale se të katër ndeshjet e UEFA EURO 2020 në Munih do të ishin në gjendje të pranojnë minimumi 14.500 spektatorë.

Prandaj, Munihu u konfirmua si një vend pritës për kampionatin.

Të katër ndeshjet e planifikuara fillimisht në Bilbao u zhvendosën në stadiumin La Cartuja në Sevilje.

Këto ndeshje mbështeten nga Komuniteti Autonom i Andaluzisë, i cili ka konfirmuar synimin e tij për të lejuar praninë e spektatorëve deri në 30 për qind të kapacitetit të stadiumit për tre ndeshjet e Grupit E dhe ndeshjen e Xhiros së 16-të.

Të tre ndeshjet e Grupit E, të planifikuara fillimisht për Dublin, do të zhvendosen në stadiumin në Shën Petersburg, i cili tashmë do të presë tre ndeshje të Grupit B dhe një ndeshje të çerek finales.

Ndeshja e Raundit të 16-të të planifikuara fillimisht në Dublin do të zhvendoset në Stadiumin Wembley në Londër.