Të nderuar qytetarë të Tropojës, pjesë e adminstratëspublike, mësues, mjek, infermierë, punonjës të policisë së renditetj!
Gjatë këtij muaji të fushatës elektorale, por jo vetëm, kammarrë me qindra mesazhe dhe informacione mbi presionin e jashtëzakonshëm që po ushtohet ndaj jush dhe familjeve tuajanga qeveria në ikje e Rilindjes dhe veglat e saj të dëshpëruara, në mënyrë që t’ju imponohet vota për partinë-shtet.
Ky presion kriminal që ata po ushtrojnë ndaj jush nuk ështëgjë tjetër veçse grahma e fundit e një regjimi, arma e tyre e fundit për të marrë peng vendin, të ardhmen tuaj dhe të ardhmenevropiane të fëmijëve tanë edhe për 4 vite të tjera në shërbim tënjë sekti të vogël.
Ju siguroj që disponojmë të gjithë informacionin e nevojshëm për çdo person apo strukturë shtetërore që është e përfshirë në blerje votash, presion ndaj popullatës, intimidim tështresave në nevojë duke i kërcënuar ata për heqjen e bukës sëgojës dhe të gjithë, pa përjashtim, do të marrin denimin e merituar pas datës 25 prill.
Unë si biri juaj, jam i bindur se malësorët e MalësisëGjakovës as nuk shiten e as nuk blihen dhe nuk bëjnë pazar me dinjitetin dhe të ardhmen e tyre!
Ashtu siç iu kam thënë, sy më sy, në çdo takim me ju, unënuk pranoj KURRË të jem përfaqësuesi juaj në Parlamentinshqiptar me vota të blera apo të vjedhura, por vetem dhe vetëmnëse më votoni Ju, me votën tuaj të lirë.
Frika nuk ka vend në zemrën dhe shpirtin tuaj fisnik, prandaj ju bëj thirrje ta mposhtni atë dhe t’u drejtoheni masivishtkutive të votimit me datë 25 prill, për të ardhmen tuaj, tëfëmijëve tuaj, për të ardhmen e Tropojës tonë të dashur, për tëardhmen e Shqipërisë tonë!