Bashkimi Evropian (BE) në vitin 2020 ka regjistruar një rënie vjetore prej 0,7 pikë përqindjeje në punësimin midis moshave 20 dhe 64, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra evropiane e statistikave Eurostat tha se shifra tek burrat vitin e kaluar kishte shënuar rënie në 78,1 për qind, nga 79 për qind në vitin 2019.
Në vitin 2020, shkalla e punësimit në BE midis grave të grupmoshës 20-64 ishte 66,8 për qind, më pak krahasuar me vitin 2019 kur ishte 67,3 për qind.
“Ky zhvillim çoi në një rënie të mëtejshme të hendekut të punësimit, në 11,3 pikë përqindjeje, në krahasim me 11,7 pikë përqindjeje në vitin 2019”, tha Eurostat.
Zyra e statistikave tha se tregu i punës në bllokun evropian është ndikuar shumë nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).
Midis vendeve anëtarëve të BE-së, Suedia ka shkallën më të lartë të punësimit me 80,8 për qind, ndërsa Greqia ka shkallën më të ulët me 61,1 për qind.
Ndërmjet viteve 2019 dhe 2020, me 2,3 pikë përqindjeje Spanja pësoi rënien më të madhe të punësimit në bllokun evropian duke arritur një shkallë të punësimit prej 65,7 për qind.
Midis 27 vendeve anëtare të BE-së, vetëm Malta, Polonia dhe Kroacia arritën të menaxhojnë nivelet e tyre të punësimit duke shënuar rritje.