Nga Tyran Prizren SPAHIU

..shumëherë jam i vetmuar
grindem me kohën,
nuk kërkoj shumë
qetësin time, poezitë
doemos jetën sërish duhet lexuar !
*
Besim tani, në këtë moshë nuk kam,
gjersa shkruaj këtë
ju lutem, më kuptoni
mirë nuk ndihem!
…miqësia e vjetër humbur është përgjithmonë
ata, po, po, ata, janë miqtë e paraluftës
që me shumë vepra më zhgënjyen,
në lëkurën time
vërsulen, mprehin thonjtë
luajnë me partitë
vardisen kolltuqeve, ata, miqtë e dikurshëm.
*
Me pafuqi do vazhdoj rrëfimin
Mundohem të buzëqeshem, meditoj,
ndeshem me ditshmërinë
dua timin virtyt
urrej të ofendoj, përbuzi qenien njeri,
përqafoj lirinë e mendimit, tolerancën pushtoj
me thjeshtësinë krenohem.
*
Por, ata, afër nuk i dua më
shpresoj se kanë kuptuar
në rast se jo, ju lutem tregoni
mireseardhur nuk janë as në tavolinë as në udhëtimin tim të fundit,
amanet këtë, drejtë kam të kërkojë
vendosur, tani ndahem
lamtumirën e fundit nuk pëlqej të ndaj me mujsharë…
Vargje poetike
Bohemi