1.

Tuj pá historikun 90 vjeçar të KF “Kukësi” në Wikipedia mësova se bardheblutë më 2011 u shpallën Kampion në Kategorinë e Dytë, u ngjiten në Kategorinë e Parë. Kësokohe President i KF Kukësi ishte biznesmeni humanist Flamur Hoxha.
Edhe kur KF Kukësi u kthye në Sh.A (2011), sipas kërkesave të UEFA, prapë humanisti sportdashës, biznesmeni Flamur Hoxha ishte aty, për disakohë, me status ndër tre kryesorët e Klubit të Futbollit, me 1/3-tën e aksioneve donatore, ndërkohë që Kukësi për të parën herë debutoi në Superligë (2012), u shpall NënKampion i Shqipërisë dhe doli në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë (2013). Mbasandejna, deri kah 2016-ta, Kupa e Shqipërisë shkoi në Kukës, KF e siguroi pjesmarrjen në Euro Ligë (duke shkue deri në turin e tretë). Në këto arritje e lartësime kanë kontribute e merita ma shumë se 17 biznesmenë donatorë të 2011-tës, edhe sportistët bardheblu të Kukësit, edhe tifozë e sportdashës, po ndër ma të vecantit, ndër kryesorët, është biznesmeni humanist e qytetari sportdashës, Flamur Hoxha.
Njerëzit kampionë, si Flamur Hoxha, i bajnë dhe të tjerët kampionë, si KF “Kukësi”.

2.

Viti 2014 ishte kur e njofta për të paren herë me njeriun e mirë Flamur Hoxha, në nji ndeje në kafe tek selia e sotme e PD-së. Atë ditë shkuem në atë takim sëbashku me mikun tim të mirë, “njeriun nobel”, gazetarin, poetin, shkrimtarin e studiuesin Sulejman Dida, se po ia financonte librin e tij “Dëbimi i shqiptarëve prej Kosove në Vitin ‘99” (me përjetime, dëshmi e refleksione nga Eksodi Biblik i Shqiptarëve në Kukës). I përshendes te Dy! Kisha kënaqësi që po botohej një libër i tillë, që u financue nga një njeri i tillë me dashuri të madhe për Kosovën, me vlera të larta njerëzore për Kohën e Ardhmërinë, si Flamur Hoxha.
-Flamur Hoxha, më tha Sula, ishte sponsor i Klubit të Futbollit të Kukësit, njeriu që i dha emër e lartësi ekpit të vendlindjes. E kam pas pá kur vinte në qytetin e Kukësit me i ndjekë ndeshjet dhe shkonte e blinte vetë biletën në sportel, me lekët e veta dhe e shihte nga tribuna ndeshjen e futbollit.
Ky shembull disi i rrallë për kohërat nuk po due të mbetet “sekret” për të tjerët, veçmas tashti kur Flamur Hoxha është Drejtues Politik i PD-së për Qarkun Kukës, kandidat i PD-së e Koalicionit Opozitar për Qarkun e Kukësit, për të dëshmue se Partia Demokratike dinë t’i zgjedhin njerëzit si ma të mirët e të mirëve, se elektorati e populli shqiptar, ka nevojë për njerëz të tillë që “nuk i marrin (rrëmbejnë) lekët dhe eurotë me veti”, njerëz që kurrnjiherë nuk dalin prej vetvehtes (as në internime e as në demokraci), njerëz që nuk ikin nga vetvetja; njerëz që nuk jetojnë prej politikës po duan të jetojnë e kontribuojnë për politikën, njerëz kampionë edhe deri tek bileta e sportit, edhe deri tek vota e popullit, që në Zgjedhjet e 2017-tës në Bashkinë e Kamzës ishte Kandidati për Deputet i PD-së ma i votuemi në të gjithë Shqipërinë.
 
Ramiz LUSHAJ
 
Tiranë, 17 prill 2021