Nga Agron SHABANI – Gjermani
Siç dihet, lidhjet e ndryshme shpirërore, emocionale, sakramentale, historike dhe të tjera në mes rusëve dhe ukrainasve janë të shumëta dhe të shumëfishta. Në Kjevë (kryeqytet i Ukrainës)-tuhet se dikur kanë lindur dhe janë themeluar shteti dhe kisha e parë e Rusisië si “Kjevskaja Rasija”, “Kjevskaja Knjazhevina”, “Prva Rasijska Pravosllavna Crkva” etj.
Se këndejmi, fisët gjermane të normanëve dhe varëve (bavarëve) e kanë ndihmuar formimin e popullit rusë së bashku me ngritjen dhe zgjerimin e “Rusisë së Kjevës dhe të Moskës” në kohëra dhe hapësira të ndryshme euro-aziatike.
Ndërkaq, Katarina e Madhe nga Anhalt Cërbsi i Gjermanisë së bashku me Petrin (Pjetrin) e Madh të Rusisë, konsiderohën si arkitektët ose instruktorët me të rëndësishëm dhe kryesor të perandorisë ose imperisë së Rusisë, e cila edhe sot e kësaj dite ndodhët në fuqi.
Katarina e Gjermanisë si Mbretëreshë e Rusisë, pos tjerash në vitin 1783 e kishte aneksuar Krimenë në favor të Rusisë, ndërkaq në bashkëpunim më gjeneralin Münich dhe shtatmadhorinë e ushtrisë austro-gjermane, gjatë luftërave ruso-turke të vitëve 1735-1739, kishin instistuar të pushtonin Konstantinopojën (Stambollin), por pa ndonjë sukses përfundimtar. Luftërat e përgkakshme ruso-turke-ishin mbyllur me “status quo” ose me “marrëveshjet e paqës” në Beograd dhe Kuçuk-Karnaxhiut. (1739)
Janë zhvilluar edhe 5 (pesë) luftëra tjera ruso-turke mbi Krimenë: 1568-157O, 1676-1681, 1688-17OO, 171O-1711 dhe 1877-1878 , e mbyllur me “Tratatin e Shën Stefanit” dhe “Kongresin e Berlinit” me 1878.
Ndryshe nga kjo, në kohë e Katarinës nga Gjermania, ishte themeluar edhe Univerziteti i Moskës (1755) së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Rusisë dhe Akademinë Ushtarake të Rusisë etj.
Ndërkohë që nga Gjermania, Franca, Italia dhe shtetët tjera, ishin sjellur shkenctarët, artistët, arkitektët ose kulturologët më të spikatur për të ngritur, ndërtuar, restaururuar ose eksploruar Rusinë së bashku me koloninë e njohur gjermane në Rusi.
Ndonëse, Mbretereshat ruse Ana dhe Elizabeta (Jelizaveta) Petrovna (1741-1762) , ose (173O-174O) i kishin përndjekur gjermanët e njohur si Biron, Osterman, Münich dhe të tjerë nga Rusia.
Nën sundimin e Petrit (Petrit) të Madh, do e arrijë zenitin ose kulminacionin e saj politika hegjemoniste dhe ekspanzioniste e Rusisë. Duke e shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në kohëra dhe hapësira të reja euro-aziatike, si dhe duke e dënuar me vdekje ose pushkatim, Pjetri i Madh, të birin e vet, Aleksejin me 1718.
Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se në truallin ose teritorin e sotëm të Rusisë ose Ukrainës, dikur ka ndodhur edhe martesa ose “kurorëzimi shekullor” në mes mbretit ose perandorit rusë, Aleksejit dhe Zoes (Sofisë) nga Bizanti ose Konstantinopoja- pas shpèrbërjes se ish Perandorisë Bizantine.
Në Kijevë (Ukrainë) pra, eshtë ngritur ose themeluar “Rusia e Parë”, apo si i thuhet “Kijevskaja Rasija” ose “Kjevskaja Knezhevina” në formën ose profilin e ‘shtetit të parë”të sllavëve të lindjes.
Ndonëse, Rusia e Kjevës, asokohe iste parë si kanosje ose rrezik permanent i për perandorinë bizantine.
Ndërkaq, pas marëshimit të madh e triumfal të mongolëve (nën komandën e Xhingis Kanit) në fillim të shekullit 13 : “Rusia Kjevit” e kishte humbur Krimenë në luftë kundër mongolëve dhe kishte rënë nën okupimin (sundimin) e tatarëve.
Në vitin 1326, Mitropolia e Kishës Pravosllave të­ Rusisë, e kishte zhvëndosur selinë e saj nga Kjevi në Moskë…. Duke u ngritur ose promovuar Moskën në “Romë të Tretë”-kundër Vatikanit, si dhe duke u shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në çdo fushë.
 Për të vazhduar me etapat e njohura revolucionare dhe postrevolucionare në ish BRSS, me luftërat ose përpjekjet e njohura indipendente ose separatiste të Kollçakut, Denikinit dhe të tjerëve për ndarjen ose shkëputjen e Ukrainës nga Rusia ose nga ish BRSS-s, me “aneksimin” e Krimesë në favor të Ukrainës nga ana e Nikita Hrushçovit, me “traktatin dekompozicional” të ish BRSS-s në mes Jellcinit të Rusisë, Kravçukut të Ukrainës dhe Shoshkijeviçit të Bjellorusisë, me puçin ose grushtetin e dështuar të Kljuçkovit, Janajevit dhe Hazbullatovit-kundër Gorbaçovit dhe kështu me radhë.
Një digresion:
Duke i vërejtur dhe hetuar në krye të herës tendencat, paradokset, naivitetet ose “”standardet” e mesipërme pë­rverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike të “Traktatit të Shën Stefanit” dhe “Kongresit tè Berlinit”(1878): Të nxitur dhe stimuluar nga  Rusia,Turqia etj., vasalët, mercenarët ose agjentët e tyre serbo-malazias, filluan me djegjet, masakrat, plaçkitjet dhe kolonizimët e egra dhe tepër primitive tè tokave, pronave dhe pasurive shqiptare. Sidomos gjatë luftërave të njohura ballkanike, koloniale dhe imperialiste. Pa i harruar këtu”Kongresin e Vjenës” me 1815, “Konferencën e Londrës me 1913 dhe 1915, “Traktatin e Versajës” me 1918/1919 etj.
Deri me nënshkriin e “traktatit të përbashkët nuklear ose atomik” me Rusinë: Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit, pas SHBA-s, Rusisë dhe Kinës. Por, ja që rusët në atë “marrëveshje” i mashtruan (tradhëtuan) edhe Ukrainën, edhe SHBA-s ose Perëndiminin ( e sidomos ish Presidentin Amerikan Bill Clinton) si garantues të asaj “marrëveshjeje”.
Nga viti 1999 dhe gjer në vitin 2O14, Krimea ishte si “krahinë autonome” në kuader të Ukrainës. Ndërkaq, në vitin 2O14, Presidenti Putin dhe ushtria ruse do e aneksojnë ose invadojnë (pushtojnë) ushtarkisht Krimenë së bashku me teritorët tjera të Ukrainës.
Ndërkohë që kriza ose konflikti i mësipërm në mes Rusisë dhe Ukrainës, gjatë këtyre ditëve ka njohur tensione dhe përshkallëzime të reja dramatike. Rusia në kufi me Ukrainën, bëhet e ditur se ka dislokuar armë dhe trupa të shumëta ushtarake.
U mor vesh se rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunosocialiste në ish BRSS-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimëve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe konceptëve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtruan nevoja për ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirrjeshtime, rikuperime ose rikonfigurime të reja politike, diplomatike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat për dallim të doktrinave ose konceptëve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimëve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresivë” në kumtimin e një “bote globale” ose sfiduese dhe turbulluese për të gjithë.
Në këtë histori, të njohura gjithashtu janë edhe luftërat ose përpjekjet e dikurshme çlirimtare, indipendente ose separatiste të Kollçakut, Denikinit dhe të tjerëve për ndarjen ose shkëputjen e Ukrainës nga Rusia ose nga ish BRSS-s etj.
Ndonëse, luftërat ose konfliktët e nddryshme për Krimenë, vazhdimisht janë mbyllur në formë të “status quosë” ose “modus vivendit”!?
Edhe përkunder asaj se jetojmë në ‘epokën moderne ose bashkohore’, akoma ka popuj ose shtete të ndryshme që vazhdojnë t´i llogarisin kohën dhe vitët e dritës me vitët e henes dhe kalendarët e ndryshëm gjeocentrik ose egocentrik të Ptolomeut, Jul Cezarit, Ivan Groznit etj. Dhe, jo me sistemin dhe kalendarin e njohur gregorian dhe heliocentrik të  Jezu Krishtit, Galileut, Kopernikut etj. Disa vende ose shtete të fuqishme si Rusia, si për çudi, ende (akoma) i mbështesin hegjemonizmin, ekspanzionimin, militarizmin ose idetë dhe ideologjitë e tejkaluara imperiale, kolonialiste, gjysëmkolonialiste, cariste, absolutiste dhe të tjera ndaj popujve dhe shtetëve tjera me të vogla.
Se këndejmi, diversifikimi (diversiteti), universalizimi (universaliteti), globalizimi (globaliteti) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare, në një masë tepër të madhe do t´u shkojnë për shtati bashkëpunimëve, koperimëve, aleancave, konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal.
Sipas Kartës (Deklaratës) Universale të OKB-së të firmosur me 25 prill, përkatësisht, me 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko të SHBA-së dhe Rezolutës së njohur të Këshillit të Sigurimit të OKB-se (Nr. 1815) të kodifikuar dhe ratifikuar me 18 dhjetor të vitit 1962 , si dhe në bazë të një sërë konventash dhe rezolutash të tjera botërore ose ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale ose universale të njerëzve, popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor: Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror dhe nacional, koekzistenca paqësore, liritë, të drejtat dhe barazitë e njohura shtetërore dhe nacionale së bashku me njohjen dhe respektimin e ndërsjellë ose reciprok të lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të lartëpërmendur shtetëror, nacional, teritorial dhe politik në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo në botë: Paraqesin si të thuash rrënjët, themelët ose fundamentëtn(bazamentët) kryesore ose substanciale të shtetëve dhe shoqërive të pavarura, sovrane, integrale, qytetare dhe demokratike kudo në botë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe disajnin ,arkitekturën, strukturën ose infrastrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale së bashku me edukatën, kulturën, arsimimin, emancipimin, etikën, estetikën, rezonansën, kohezionin dhe performansën e njohur shtetërore dhe institucionale të cilat së bashku me korin e njohur politik dhe diplomatik, paraqesin degët ose segmentët (shtyllat) me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e njohur kontemplativ, konjuktural ose konjuktivë të politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Aty i kemi edhe të drejtat dhe liritë e garantuara individuale ose kolektive së bashku me spontanitetin ,subjektivitetin, objektivitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, reflektimët e ndryshme objektive dhe subjektive, intimitetin, dinjitetin, imunitetin, sovranitetin dhe integritetin e garantuar shtetror, nacional, politik dhe juridik të lidershipit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të një shtetit të pavarur dhe sovran që paraqesin çelësin ose formulën kryesore të edukatës, kulturës dhe një demokracie të zhvilluar, të pavarur (sovrane), integrale, parlamentare ose pluraliste, nënshkruese ose ratifikuese e shumicës së të cilave, është edhe Rusia.
(ASH)