Po bëhen gati tre javë që kur Kosova filloi procesin e vaksinimit dhe gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar pak më shumë se 13 mijë persona.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se procesi i vaksinimit kundër COVID-it po rrjedh normalisht dhe sipas planit shtetëror të vaksinimit.

Faik Hoti

Faik Hoti

Duke pasur parasysh që kemi një numër mjaft të kufizuar të dozave, kemi dashur që këtë proces që në fillim ta administrojmë në mënyrë shumë të rregullt dhe të mos lejomë që procesi të komprometohet për ndryshe me sigurimin e dozave të reja do të shihni që dinamika e procesit do të jetë krejt tjetër fare për shkak se ne kemi kapaciteti që të administrojmë brenda ditës numër shumë më të madh vaksinave dhe kjo do të shihet qysh në fazën”, thotë ai.

Kosova siguroi 24 mijë doza nga programi COVAX dhe sipas planit, fillimisht u bë vaksinimi i punonjësve shëndetësorë dhe personat mbi moshën 80 vjeçare, si dhe ata me sëmundje kronike më të rënda. Nga sot filloi vaksinimi i personave nga 75 deri 79 vjeç me sëmundje kronike.

Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra thonë se ky numër i vaksinave është shumë i ulët dhe me këtë trend do të jetë i vështirë vaksinimi i të gjithëve siç pretendohet.

Besim Kodra

Besim Kodra

 

Dhe kjo si me thanë na jep një hamendje se sa vaksina do të na duhen, sa guxojmë t’i blejmë për shkak se atyre mund edhe të ju del afati me një trend të tillë dhe këto 100 mijë që vijnë ose kontingjente të tjera”, thotë zoti Kodra.

Hana Xhemajli, hulumtuese e politikave shëndetësore, thotë se dozat e pakta të vaksinave kanë bërë që procesi të shkojë më ngadalë.

Hana Xhemajli

Hana Xhemajli

 

Nëse ishin vaksinu gjithë këta njerëz brenda një jave atëherë e kishim pas një periudhë kohore ku ishte dashur me prit që të vjen kontingjenti i dytë dhe kishim pasur një ndërprerje në planin e vaksinimit. Unë besoj se gjithë këto duke i pasur parasysh se kanë mundur të jenë më të shpejt mirëpo nuk ka qenë e nevojshme që këto doza të shpërndahen menjëherë”, tha ajo.

Kosova po përdorë vaksinat e Astrazeneca në kuadër të programit COVAX, rreth të cilave janë ngritur shqetësime për efektet anësore.

Zoti Kodra thotë se sfidë për procesin e vaksinimit është edhe refuzimi për marrjen e vaksinës.

Kemi pasur një refuzim në thonjëza shumë të madh të stafit shëndetësor për t’u vaksinuar. Këto doza ishin të planifikuara si të them për fillimisht të vaksinoheshin stafi shëndetësor sepse konsiderohen kategori më e rrezikuar mirëpo shumica nga ta nuk kanë dashur të marrin dhe nuk e di cilat kanë qenë arsyet dhe meqenëse ata si kategori e parë janë larguar atëherë vaksinimi ka filluar edhe te qytetarët”, thotë ai.

Ndoshta në mungesë të informative edhe njerëzit i frikësohen diçka të panjohure dhe po unë besoj që mundemi shumë më shumë të bëjmë në këtë aspekt që ta informojmë popullatën se vaksina është e vetmja që na garanton neve daljen nga restrikcionet, daljen nga pandemia, udhëtimet, të kemi hapje të gastronomisë si dhe të kemi dasma që shumë po përmenden tek ne kështu që pa u vaksinuar së paku 70 për qind e popullatës sonë ne nuk do të mund të dalim nga pandemia”, thotë Hana Xhemajli.

Zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë thotë se deri më tani në Kosovë nuk ka pasur raste të raportuara për efekte të padëshiruara nga këto vaksina.

Na inkurajon që ditëve në vijim të shohim një fluks më të madh të qytetarëve të cilët do t’i përgjigjen thirrjes për vaksinim. Mund të ketë ndikuar konspiracionet e ndryshme mirëpo po e shohim që interesimi po vije duke u rritur dhe ne besojmë që aq doza sa do të kemi në dispozicion do të jemi në gjendje që ato t’i shpërndajmë te qytetarët e vendit pa dallim se cilës kategori i takojnë”, thotë zoti Hoti.

Autoritetet thonë se brenda dy muajve të ardhshëm pritet të mbërrijnë edhe doza të tjera të vaksinave që do të mundësonin edhe përshpejtimin e vaksinimit të qytetarëve.

Kosova ditëve të fundit po përballet me numër të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit. Të premten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 14 raste të vdekjes në 24 orët e fundit nga pasojat e virusit dhe 520 raste të reja të të infektuarve.