A keni shkuar ndonjëherë në një dyqan makinash dhe kur keni parë rreshtat me automjete keni menduar çfarë ndodh me ta nëse nuk shiten? Ku shkojnë të gjithë këto makina kur dalin modelet e reja?
Nëse keni menduar se u falen njerëzve, jeni gabim. Gjërat janë pak më komplekse se kaq.
Ekzistojnë disa opsione se çfarë bëhet me makinat që nuk shiten. Ato mund të shkojnë në një treg tjetër, ku ai lloj makine preferohet shumë. Kjo nxit shitjen e tyre. Një opsion tjetër është shitja e tyre në ankand. Gjithashtu ato mund të përdoren si makina huazuese kur njerëzit sjellin të tyret për shërbim.
Diçka që të gjithë ju duhet të keni parasysh kur bëni makina në pika shitjesh, kujtoni që makinat e vjetra nuk janë në konkurrencë me të rejat. Pra çmimi i tyre do të jetë më i ulët. Momenti më i mirë për të blerë makinë është në vjeshtë, atëherë kur bëhen thirrje për shitjen e makinave të modeleve të vjetra.