Përbërësit:
2 lugë gjelle me vaj ulliri,
1 qepë mesatare të grirë hollë,
1-2 presh (vetëm kërcenjtë e bardhë) të prerë në copa,
500 gramë karrota të prerë në kubikë
Disa degë rozmarine të freskët
1 gjethe dafine,
2 litra me lëng pule ose perimesh
Kripë, piper dhe spec djegës,
Gjysëm filxhani me kos
Përgatitja:
Vendoseni tenxheren në zjarr dhe shtoni vajin e ullirit. Kur ai të jetë ngrohur pak, shtoni qepët dhe copat e preshit dhe kaurdisini deri sa të zbuten plotësisht. Më pas shtoni karrotat, rozmarinën, dafinën, lëngun e mishit të pulës apo perimeve, kripën, piperin dhe specin djegës. Lërini të marrin valë dhe më pas vendosni kapakun e tenxheres.
Supa duhet të ziejë për rreth një orë. Më pas, hiqeni tenxheren nga zjarri. Me një lugë druri hiqni rozmarinën dhe gjethen e dafinës.
Kur lëngu të jetë ftohur mjaftueshëm, hidhini të gjithë përbërësit e supës në mikser dhe punojini deri sa të përgatisni një pure kremoze.
Sipas dëshirës, ju mund të shtoni edhe pak ujë për ta bërë lëngun më të hollë.
Purenë e perimeve hidheni sërish në tenxhere dhe vendoseni në zjarr. Kontrollojeni nëse supa ka nevojë për më shumë kripë e piper.
Supën mund ta servirni në pjatë duke vendosur në sipërfaqe një lugë gjelle me kos të trashë ose copa katrore buke të thekur.