“Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, e pavarur, e përdyjavshme, prej marsit 2021, do të jetë edhe në duart e miqëve të saj, të lexuesve të saj, në Gjermani, tek antarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-së në Bavari (krahu i dr. Ibrahim Rugovës) dhe të kryetarit të LDK për Gjermani. Z. Osman Ferizi, si dhe tek Bibliotek Publike Shqiptare “Mark Krasniqi” në Pilsting të Bavarisë së Poshtme (e cila do të ketë së shpejti koleksionin e plotë të të gjitha numrave të gazetës).
Publicisti, veprimtari e studiuesi Maxhun Smajli, bashkëpunëtor i afërt i gazetës tonë të përbashkët edhe me shkrimet e tij (të hënën, 12 prill 2021) komentonte në profilin në FB të botuesit të gazetës tonë: “Është gëzim i madh për ne ta kemi në dorë gazetën. Që nga nëntori 2018 nuk kemi gazetë shqiptare, prandaj e duam dhe e çmojmë “Gazetën e Alpeve”. Ndërsa kryeedaktori i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, Ali Daci i Rrozhajës, komenton (më 12 prill 2021) në profilin e Maxhun Smajlit në FB, se “Maxhun Smajli është promotori i kësaj ngjarje, që e solli “Gazetën e Alpeve” në Gjermani. Falenderim dhe nderim për Ju!”.
Bordi Botues e Redaksia dhe Rrjeti i Kordinatorëve të “Gazeta e Alpeve” iu shprehim mirënjohje z. Maxhun Smajli në Gjermani për nismen, pranimin, koleksionimin e shpërndarjen e “Gazeta e Alpeve” në Gjermani si dhe z. Ali Daci (për ndërlidhjen, kordinimin etj.) e Nuradin Imeraj (Istog, Pejë) për mundësimin e dërgimit të gazetës nga Prizreni (me “Polluzha Tours”-me pronar Milaim Hoti dhe Selim Hoti) deri në Gjermani.