Nga Wally Bordas, Le Figaro
Institucioneve të arsimit të lartë ju është dashur të përpiqen shumë që të mund t’ju lejojnë studentëve të ndjekin mësimdhënien dhe të kalojnë provimet e pjesëshme në distancë. Ky është një revolucion i vërtetë. Universitetet, shkollat e mëdha dhe insitucionet e tjera të ngjashëm të arsimit të lartë, nuk i kishin parashikuar dhe nuk ishin të përgatitur për tronditje të tilla. Në një hapësirë kohore prej disa muajsh, kriza pandemike e Covid-19 ka transformuar tërësisht praktikat e punës. Institucioneve ju është dashur t’i përshtaten mbylljes: u detyruan ta bëjnë këtë, me pak a shumë sukses.
Së pari, duke kaluar, menjëherë, tërësinë e mësimdhënien, në distancë. Shkollat e tregëtisë, për shembull, investuan masivisht për të “zbukuruar” ofertën e tyre të mësimdhënies në distancë. “Kemi rinovuar sallat tona të mësimit për t’ja përshtatur leksioneve” saktëson Emmanuel Metais, drejtor i përgjithshëm i EDHEC (École Des Hautes Études Commerciales Lille, Nice, Paris, Londres, Singapur – shënimi përkth.) duke përmendur disa miliona euro si shpenzime. Dhe ju është dashur të përpiqen më shumë edhe për të bërë të interesuar studentët, shpesh të bezdisur nga realizimi i leksioneve në distancë.
Për këtë, Shkolla e Biznesit NEOMA (formuar nga Reims Management School me Rouen Business School – shënimi përkth.) ngriti nja kampus virtual, të ngjashëm me ato të lojrave video – një metodë argëtuese kjo, për të rinjtë, për të ndjekur mësimdhënien në distancë dhe për të bashkëvepruar me shokët e tyre dhe me pedagogët njëkohësisht. “Konsiderojmë që ky kampus virtual është një zgjidhje e mirë për procesin në distancë pasi metoda klasike video sjell lodhje të vazhdueshme sepse ata që flasin duhet të bëjnë kujdes, gjithnjë, të jenë të pranishëm në ekran; në këtë rast, njerëzit qëndrojnë jashtë kameras së tyre dhe e kanë mendjen vetëm tek procesi i të folurit” detajon Alain Goudey, drejtor për transformimet digitale në shkollë.
Nuk ka qenë e lehtë të zbatohen me efektivitet inovacionet e reja. Gjatë muajve të parë të mbylljes, një numër i madh studentësh ankoheshin se nuk mundnin të ndiqnin mirë disa prej pedagogëve si edhe lidhur me papërshtatshmëri të duhur në disa prej sistemeve informatike në institucionet e tyre. “Për të qenë të sinqertë, shumica e universiteteve nuk kanë qenë gati për një situatë të tillë. Por, iu përveshëm punës duke qenë të detyruar ta bëjmë; dhe përfituam edhe financime të cilat na lejuan të sigurojmë këtë mësimdhënie hibride”, thekson Michel Deneken, President i Universitetit të Strasburgut. Në kuadrin e planit të veprimit për këtë rast, qeveria i alokoi 5.7 miliardë euro për Ministrinë e Arsimit të Lartë ër të ndihmuar universitetet në përdorimin e fondeve të tyre. “Në të ardhmen, mësimdhënia do të jetë hibride, si një përzjerje e asaj klasike në klasë me atë në distancë”, deklaroi Ministri i Arsimit të Lartë Frederik Vidal në kolonat e “Figaro”.
Kërkesa për rimbursime
Por, përgjatë dy mbylljeve të njëpasnjëshme, metoda në distancë u bë norma e vetme e punës – një ndryshim brutal i menjëhershëm i vështirë për tu realizuar nga institucionet e arsimit të lartë. Një numër studentësh dhe familje lanë të kuptohet mirë që mënyra e propozuar dhe e aplikuar nuk ishte në nivelin e pritshmërive të tyre. Disa studentë të shkollave të mëdha kërkuan, madje edhe rimbursimin e pagesave të tyre të shkollimit, duke gjykuar se po aplikohej një mësimdhënie në distancë “zhgënjyese”. “Gjatë mbylljes së parë, të vetmet leksione që ju bënë fëmijëve të mi që janë në shkollë të tregëtisë dhe inxhinierisë, ishin dokumente PDF të dërguara me email”, tregon një nënë familjeje e cila ju kërkon institucioneve përkatëse rimbursim të një pjese të tarifës së shkollimit.
“Ka një disnivel shokues midis cilësisë së leksioneve dhe çmimit të paguar, 9000 euro në vit: është një padrejtësi e madhe për ‘ta” – vlerëson ajo. Megjithë këto kërkesa, ajo nuk do ta përfitojë dëmshpërblimin e kërkuar, sikundër të gjithë të tjetrët që kanë kërkuar të rimbursohen. “Kontrata morale që na lidh me studentët tanë, mbështetet në cilësinë e diplomës, në kapacitetin tonë për të kultivuar kompetenca dhe jo mbi modalitetet pedagogjike të këtij shërbimi të dhënë. Konsiderojmë që, gjatë periudhës së mbylljes, kemi gjetur zgjidhje të cilat lejojnë të mos preket cilësia e diplomave. Për këtë arsye kemi refuzuar këto kërkesa”, dëshmon Herbert Castéran, drejtor i Ecole dë Menagement EM të Strasburgut.
Moskorrektesa në provimet
Po ajo cilësi e diplomës? Shumë dyshojnë. Në universitet, gjatë provimeve të pjesëshme të dhëna në distancë një numër studentësh kanë përdorur teknika e metoda manipulimi (kopjimi) për të marrë nota të mira. “Është e thjeshtë, kemi gjithëçka në dorë: leksionet e shkruara, fletat tona, internetin dhe, madje edhe telefonin celular nëse universiteti do të na bllokojë hyrjen në faqet ueb; është super e thjeshtë të mund të marrësh nota të mira”, dëshmon një studente e gjuhëve të huaja të aplikuara. Edhe për provimet me gojë me kamera, të rinjtë gjejnë mënyrën. “E pata rregulluar kameran dhe këndin e kompjuterit tim për të lexuar sa më mirë përgjigjet që kisha afishuar, me të mëdha, në mur; vetëm ngrija pak kokën për të parë dhe profesori nuk vuri re asgjë”, tregon një tjetër i ri.
Dhe universitetet nuk mund të bëjnë gjë të madhe. “Nëse dikush do të manipulojë, nuk mund të barazohemi me ‘të, nuk mund ta ndjekim nga pas”, pohon fatalistja Sandrine Rui, Nën-presidente e Universitetit të Bordosë pas provimeve të pjesëshme të pas mbylljes së parë. Çka shqetëson studentët për cilësinë e diplomës. “Të gjithë manipulojnë, është demoralizuese. Jam i degustuar, nuk di sa do të mund të vlejnë diplomat tona”, dëshmon, i dekurajuar, një student. Megjithë këtë, presidentët e universiteteve tregohen të sigurtë. “Vijimësia pedagogjike bën që të mos jenë disa muaj mbyllje që do të bëjnë më pak cilësore diplomat e përgatitura përgjatë tre apo pesë viteve shkollorë”, vlerëson Gilles Roussel, President i Universitetit Paris-Est Marne-la-Vallée.
Konkurset me gojw tw anulluar
Kjo krizë sanitare ka tronditur, gjithashtu, një numër konkursesh hyrëse. Gjatë mbylljes së parë, shkollat e mëdha të tregëtisë dhe inxhinierisë morën, thuajse të gjitha,vendime për të anulluar seancat me gojë për konkurset e hyrjes së tyre. “Do të ishte shumë e vështirë të realizohej, përveçse të bëhej në muajin gusht, por kjo do të shqetësonte familjet dhe do të vononte hyrjet e rej”, spjegon Alice Guilhon, presidente e sektorit të shkollave të menaxhimit në CGE (Konferenca e Shkollave të Mëdha).
Në shkollat post-bakaloreat (preparatore) u anulluan edhe provimet klasifikuese me shkrim, studentët u seleksionuan në varësi nga notat e mara në nivelet e paramaturës dhe të maturës, vlerësimeve të mësuesve, të CV së tyre dhe të shprehjeve me shkrim të motivimit. E njëjta procedurë u aplikua për institutet e studimeve politike të provincave: konkurimet me shkrim u zëvendësuan, më 2020, nga një “ekzaminim i dosjeve akademike të kandidatëve”. Një vendim, ky, mjaft i vështirë për tu zbatuar për studentët të cilët ishin përgatitur për këtë konkurs që prej fillimit të vitit, madje edhe më tepër. “Jam përgatitur për konkursin gjithë vitin, ndonjëherë edhe në kurriz të notave dhe, së fundi, mësoj që do të përzgjidhem në bazë të këtyre notave si rezultatë; jam shumë i shqetësuar”, spjegon një student, i cili, në fakt, ishte përzgjedhur në shkollën që donte të integrohej.
Dhe lista e konkurseve tërësisht të modifikuara për shkak të Covid-19 nuk ndal këtu, sepse në fund të 2020, gjatë mbylljes së dytë, një numër organizmash të konkurseve, duke parashikuar një valë të tretë mbyllje, shpallën ndryshime rrënjësore për zhvillimin e konkurseve. Kështu, për shëmbull, ishte rasti i konkurseve Sésam, provat me shkrim të të cilëve më 2021 u zhvilluan “on line”. Një dispozitiv, i shoqëruar me nga një sistem survejimi të kandidatëve në distancë. I njëjti vendim u mor për konkurset e shkollave të tregëtisë post-bakaloreat Accés, Essca, Esdes që zhvillohen “on line” dhe ndiqen me uebcam dhe mirofonë. Të tjera konkurse, si Ericome, thjeshtë kanë anulluar provat përkatës me shkrim, duke i zëvendësuar ato, si vitin e kaluar, me përzgjedhje me dosje, plotësuar me teste “on line”.
Ndryshime në numrin e studentëve
Këto ndryshime në konkurse kanë shkaktuar disa ndryshime në popullsinë studentore. Kështu, Instituti i Studimeve Politike IEP në Lille shënohet që ka diskriminuar nxënësit që kanë dalë nga licetë private. Në fakt, duke qenë se konkurset u anulluan, pranimi u bë ekskluzivisht me dosje shkollore. “Që se ky klasifikim bëhet nga notat e mara në lice, nuk është habi që nxënësit e liceve më të shtërnguar, të jenë me keq të klasifikuar. Ne nuk bëjmë asnjë diferencë midis institucioneve”, spjegon Pierre Mathiot, Drejtor i IEP në Lille.
Anullimi i provave me gojë për konkurset e pas-preparatorëve në shkollat e inxhinierëve pati, gjithashtu, pasoja. “Këtë vit ne kemi më pak vajza. Në 2019 kishim 22% femra në rekrutimet me konkurs, këtë vit, kemi vetëm 15%”, spjegon, për shembull, Olivier Lesbre, Drejtor i Isae-Supaero, shkolla më e mirë e aeronautikës në Francë. “Në një sektor si yni, djemtë janë në shumicë, vajzat meren në provë me gojë. E kundërta ndodh në instucionet letrare të arsimit të lartë ku vajzat, mjaft në shumicë, favorizohen nga suprimimi i provës me gojë për ‘to”, tregon ai. Një situatë që, do të riprodhohet, me sa duket, më 2021, aq shumë rrezikohet të tronditen këto konkurse.