Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Beograd, duke bllokuar qarkullimin e makinave para parlamentit. Sipas organizatorëve kjo protestë është bërë sepse qeveria nuk ka marrë asnjë masë kundër ndotjes së ujit, ajrit dhe tokës.
Protestuesit, të cilët erdhën në Beograd nga e gjithë Serbia, mbanin parulla me mbishkrimin “Të rinjtë po largohen sepse nuk mund të marrin frymë” dhe u shprehën kundër prerjes së pyjeve.
Në vitet e fundit Serbia ka filluar të shesë burimet e saj minerare tek kompanitë e huaja të cilat punojnë me kapacitete të shtuara, çka shkakton më shumë ndotje
Reuters raporton se Serbia që kërkon të bëhet pjesë e BE, do të ketë nevojë për miliarda Euro investime për të përmbushur standardet mjedisore të bllokut.