Kështu do ta quaja aktivitetin e organizuar nga FRPD Selenicë!
Aktivitetin, që nisi me marshimin e rinisë demokrate të Lumit të Vlorës nga Selenica, me stacionin e dytë në Drashovicë tek Monumenti që simbolizon dy luftërat, në Vajzë, në fshatin e poetit të madh Ali Asllani për të përfunduar në Amantian e lashtë.
Përpara mbi 200 të rinjve nga Selenica dhe Lumi i Vlorës prezantuam kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Gëzim Ademaj, Arbi Agalliu, Nada Meçorapaj, Atird Hoxha, Alta Haluci.
Një atmosferë fantastike, dëshmi e kërkesës së rinisë dhe e gjithë shqiptarëve për Ndryshim, dëshmi e fitores së Partisë Demokratike dhe e demokracisë në 25 prill!
I falenderova të rinjtë e Lumit të Vlorës për këtë aktivitet kaq të mrekullueshëm dhe i garantova se programi i PD dhe kryetarit Basha ka në qendër Rininë dhe Shqipërinë!
Kjo qeveri, ky sekt dhe ky kryeministër në ikje kanë dëshmuar se nuk i bënë dot realitet premtimet për 8 vite me radhë. Ata abuzuan me besimin e shqiptarëve dhe dikush që s’mban qoftë edhe një premtim të vetëm, e humb të drejtën për të vazhduar me të tjera mashtrime.
Programi i PD është program më i detajuar, realist, i zbatueshëm.
Por as edhe një ndryshim nuk do të bëhet pa menduar për RININË tonë!
Rinia është e ardhmja, ndaj nuk ka sfidë më të madhe, se sa të ndryshosh mënyrën se si të rinjtë shqiptarë shohin të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e vendit tonë.
Të rinjtë tanë e duan me shpirt vendin e tyre. Ju jeni krenarë që jeni shqiptarë. Dhe nuk është Shqipëria, por është kjo qeverisje që rininë e ka lënë mbrapa!
Gjatë 8 viteve të fundit 3 në çdo 5 të rinj kanë qenë të papunë dhe gjatë pandemisë patëm dhe një tjetër rritje prej 20% mes papunësisë të të rinjve.
Mbi 50% e shqiptarëve të moshës 18-40 vjeç duan të largohen nga vendi!
Kjo katastrofë është edhe më e madhe, kur pyet moshat 19 deri 27 vjeç, 74% e tyre duan të emigrojnë!
94% e shqiptarëve që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen më.
Shifrat për Vlorën janë alarmante. Të rinjtë vlonjatë e të Lumit të Vlorës largohen masivisht se u është vrarë shpresa!
Braktisen prindërit, braktisen vëllezërit dhe motrat, familjet shkatërrohen, sepse njerëzit me të drejtë nisen në kërkim të një të ardhme më të mirë. Kjo hemoragji është katastrofë kombëtare.
PD ka një plan të sigurt dhe konkret që do të shpëtojë një brez të tërë të të rinjve shqiptarë.
– Do të zgjidhim çështjen e papunësisë.
– Do të ulim emigrimin e rinisë.
– Do të rrisim cilësinë e arsimit.
– Inovacioni. Do t’u japim të rinjve të gjitha mundësitë që meritojnë për t’ia dalë në jetë.
Kryetari Basha për herë të parë në historinë e politikës shqiptare ka futur konceptin e angazhimit dhe jo të premtimin.
Dhe ky është ndryshimi!
Premtimet janë fjalë!
Angazhim do të thotë integritet, përgjegjshmëri, llogaridhënie e transparencë!
– Studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj financim 100% të tarifave për bachelor dhe master.
– Përgjysmimin e tarifave universitare për të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë në muaj
– 10.000 praktika të paguara pune në muaj
– 5000 bursa sociale.
– Ndihma për sipërmarrësit e rinj.
– Krijimin e 4 inkubatorëve për inovacionin.
Partia Demokratike angazhohet që ta bëjë brezin e ri përparësi të qeverisjes së saj!
Punë, arsim, mundësi, profesion. Rinia do të jetë e para.
Dikur Migjeni shkruante: “O si nuk kam një grusht të fuqishëm/ malit që s’bëzan në zemër me ia ngjeshë!”
E pra, RINIA shqiptare ka ZË dhe do të jetë grushti kundër sektit, që në këto 8 vite i detyroi të braktisin atdheun, i varfëroi, i nëpërkëmbi, u vrau të ardhmen dhe shpresën!
Në 25 prill rinia do të bëjë NDRYSHIMIN