Sulmuesi i Interit i lidhur me një rikthim në “Stamford Bridge”.
Skuadra londineze Chelsea është duke e synuar transferimin e sulmuesit të Interit Romelu Lukaku gjatë verës, raporton “Calcio Mercato”.
“Blutë” po shikojnë që të rikthejnë reprezentuesin belg në Londër, nëse dështojnë që të nënshkruajnë me yllin e Borussia Dortmund Erling Haaland.
Interi nuk dëshiron që ta humbasë Lukakun, por Chelsea është i gatshëm që të ofrojë mbi 100 milionë euro, që ta transferojë një sulmues të ri kur të hapet afati kalimtar i transferimeve në verë.
Këtë sezon, Lukaku ka 27-të paraqitje në Serie A, ku ka regjistruar 20-të gola dhe shtatë asistime për skuadrën e Interit. “Nerazzurët” e vlerësojnë kartonin e belgut rreth 90 milionë euro.