Ballina ED/OP Pse Ali Ahmeti i fiton ciklet e njëpasnjëshme zgjedhore?

Pse Ali Ahmeti i fiton ciklet e njëpasnjëshme zgjedhore?

 

NGA: SULEJMAN MEHAZI

Në sallën e komunës së Tetovës mbahej pëvjetori i njëzetvjetorit të shkuarjes në amshim të profesorit, përkthyesit e artistit të mrekullueshëm Shpend Pustinës. Jeton Pustina, djali i të ndjerit Shpendit më kishte bërë ftesë për të marrë dhe unë pjesë me rastin e njëzetvjetorit të vdekjes së babait të tij, Shpendit. Isha i detyruar e i obliguar të shkoja e të isha prezent për shkak se një pjesë të kohës sime më kalonte me Shpendit e grupin e Trupës Teatrore të Tetovës duke bërë ushtrime të stërgjatura mizankenike e skenike deri pas mesnate, për të dalur sa më mirë para publikut me rolet tona të pergatitura.

Shpen Pustina së bashku me aktorin e regjisorin e mirènjohur Refet Abazin ishin themelues dhe promotor të “Trupës sè Dramës e Baletit” të Tetovës. Më vonë këtë trupë teatrore e mori në dorë aktori dhe regjisori i mirenjohur Xhevat Limani.

Gjysëm orë më parë hyra në sallën e Komunës së Tetovës, aty vërejta shumë funksionarë, anëtarë e simpatizantë të BDI-së, si apartiak e si kritikues i ashpër i BDI-së nuk e ndieja veten mirë e dola jashtë derës hyrëse tè komunës për të pirë cigare deri nè momentin kur të fillojë ceremonia për njëzetvjetorin e vdekjes së Shpend Pustinës.

Sapo e kalla cigaren, jashtè derës hyrëse të Komunës, në moment, u parkua një makinë shtetërore, u hap dera e makinës dhe Ali Ahmeti, Teuta Arifi e Florin Besimi zbritèn për të hyrë në sallë.

Zotëri Ali Ahmeti derisa zbriti nga makina e deri në hyrje nuk më shikoi fare, sapo kaloi pragun e derës hyrëse të komunës, befas u kthye nga unë, m’i nguliti sytë nja 5-10 sekonda pa zë e me heshtjen e shikimin e tij dashamirës më dukej se më thoshte: “Ani se t’i më kritikon mua, po unë të kam dashamirë.” E ndjeva veten shumë keq, s’dia çfarë të bëja, nga kjo situatë e pa pëlqyeshme më nxori kryetari i degës së Tetovës, Florin Besimi, i cili m’u afrua e më tha: “Sulo t”ju njoftoj me Ali Ahmetin”, iu afrova, ma dha dorën me dashamirësi, më buzëqeshi, pa mos më kërcnuar fare për shkrimet e mia të ashpra e ofenduese ndaj tij e BDI-së.

Të jem i sinqertë, çfarë nuk kam shkruar kundër Ali Ahmetit, fjalët më të këqija ia kam thënë, po kurrë nuk më janë kërcënuar të partisë së tij, përkundrazi janë sjellur mirë ndaj meje, dorën në zemër, rri shtrembër e fol drejt.

Shkurt, urtësia e Ali Ahmetit i fiton zgjedhjet.