Për anji çmim mos e shit votën, sepse ti vlen.
Nëse e shet votën je bespremë, “bespremit iu shkimtëhisja”, thotë Kanuni. Asht besë edhe kushtetuese që e kanëndërtue kombet.
Voto kundër nëse do, ke të drejtë mos me votue, por nukke të drejtë me e shitë votën. Kur shet votën m’ke ba keq e njiditë do t’lypet përgjegjësi, keqbasin as vorri s’e le mrena.
Mos u ligshto prej varfnisë, mos u ban edhe fukara. Varfnianuk hiqet kur shet votën, por kur punon.
Ti ke lindë me qenë i lirë. Nëse liria s’të hyn në punë, ajoasht e çmueme për vllain, për motrën, për fëmijët, për shokun…
Kur shet votën ke shitë burrninë, e pa burrni nuk të don as shpia jote as shoqnia. Paburrnia asht përbuzje.
Kur shet votën ke shitë nderin, e, pa nder nuk rrin ndërshokë.
Kur shet votën ke ndihmue të keqin, kur ndihmon të keqinje ba hjekës, e hjekësi asht si bespremi, lëçitet prej fisit, i prishetferishtja.
Kur shet votën m’ke prish punë tue e sjellë keqbasin nëpushtet, po kur ke bindje me e votue, atëherë edhe të keqin e paskam hak. Mos u rrej me nji thes miell e as me nji mulli, kushvjen me t’ble të ka poshtrue. Zullumçarve mshelja derën, dhezoti ja then qafën. Zullumçarve bjeru me shkop, dhe Zoti e përbuz.
Kur shet votën ke shitë shpirtin, ke shitë nanën, ke shitëmotrën, ke shitë shokun. Qysh mundesh vetin n’pasqyrë me e pa?